-
Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi në lokalin në Prizren, nis procesi gjyqësor për rastin 'Kobra City'
Në Departamentin Special në Kosovë ka nisur gjykimi ndaj Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli lidhur me akuzat për rastin e vrasjes së Visart Cengur, më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.
23 Janar, 12:20 -
Vrau 31 vjeçarin nga Kukësi për një faturë në lokal, gjykata e Prizrenit lë në burg 'Kobra'-n dhe 5 të tjerët
Gjykata Themelore e Prizrenit ka lënë në paraburgim edhe për një muaj, Dribran Hoxhën dhe 5 persona të tjerë të cilët dyshohen se janë përfshirë në vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu dhe plagosjen e shokut të tij, Rufgen Shehu.
2 Shkurt 2023, 15:28 -
16 herë i dënuar, si i shpëtoi drejtësisë ‘Kobra’ dhe vrasja e të riut nga Kukësi, avokati Musa: Problem institucional! Përsëritës në disa vepra penale, jo të rënda! Ka zhvillime në hetimet
Dibran Hoxhaj, apo i njohur si ‘Kobra’, rezulton të ketë qenë i dënuar 16 herë nga autoritetet kosovare për disa vepra penale, por shtrohet pyetja se si një person me rrezikshmëri të tillë shoqërore posedonte një armë, me të cilin orët e para të mëngjesit të 3 janarit, pas një konflikti për faturën në lokalin e tij.
7 Janar 2023, 13:33 -
Vrasja e 31-vjeçarit në lokalin në Prizren, pas ‘Kobrës’, në pranga një tjetër i dyshuar
Policia e Kosovës ka arrestuar personin e shtatë në lidhje me vrasjen e kuksianit Visart Cengu në lokalin “Kobra City”. Në pranga ka përfunduar Roland Susuri, për të cilin Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 30 ditë. Ai akuzohet për pjesëmarrje në rrahje dhe manipulim të provave dhe mediat e Kosovës raportojnë se Susuri dyshohet se ka nisur i pari konfliktin
7 Janar 2023, 10:17 -
Flitet se mbi të rëndojnë mbi 100 vepra penale, institucionet në Kosovë kërkojnë raport me detaje për ‘Kobrën’! Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi në lokalin e tij
Këshilli i Prokurorisë i Kosovës ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit që të përgatis një raport me të gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj Dibran Hoxhës i njohur me emrin Kobra e i cili dyshohet për vrasjen e Visart Çengut.
6 Janar 2023, 16:11 -
Vrasja e 31-vjeçarit në Prizren, gjendet një server videosh që mund të hedhë dritë mbi nisjen e konfliktit! ‘Kobra’ mbante kasafortë në shtëpi
Policia e Kosovës ka gjetur një DVR që mund të jetë e lokalit “Kobra City” ku u vra kuksiani Visart Cengu nga pronari Dibran Hoxhaj. Me ekzaminimin e saj hetuesët shpresojnë shumë të shkojnë drejt zbardhjes së ngjarjes, motivet e së cilës kanë mbetur ende të paqarta.
6 Janar 2023, 13:37 -
Vrasja e 31-vjeçarit në Prizren, familjari i dy të mbijetuarve: I mori jetën për një birrë! ‘Kobra’ tenton të fshihet sapo sheh kamerat në gjyq! Policia i bastis lokalin (VIDEO)
Gjykata Themelore e Prizrenit me anë të një vendimi të publikuar ditën e djeshme, la në burg Dibran Hoxhajn dhe pesë persona të tjerë të arrestuar për ngjarjen e ndodhur në lokalin ‘Kobra City’ në Prizren ku mbeti i vdekur 31 vjeçari, Visar Cengu dhe u plagos shoku i tij Rufgen Shehu, të dy nga Kukësi.
5 Janar 2023, 13:58 -
U vra në Kosovë, përcillet në 'banesën e fundit' i riu nga Kukësi! Përlot babai: Ne kishim Serbinë armik të përbashkët, kurrë s’e besoja se kemi plumba për shqiptarë
31-vjeçari nga Kukësi, Visart Cengu, i cili u vra një ditë më parë në Kosovë pas një sherri në lokal, është përcjellë për në banesën e fundit. Gazetari Demir Reshiti shkruan se sot i kanë dhënë 31-vjeçarit lamtumirën e fundit, ndërsa ka ndarë edhe një pjesë të fjalës nga babai i viktimës, Behar Cengu.
4 Janar 2023, 19:47 -
U la në burg për vrasjen e të riut nga Kukësi, çfarë deklaroi para gjykatës ‘Kobra’
Në seancën paraprake në Gjykatën Themelore në Prizren, Dibran Hoxha i njohur me nofkën “Kobra”, i cili dyshohet për vrasjen e së martës në Prizren, tha se vëllai i tij, Enver Amrallahu, nuk kishte qenë
4 Janar 2023, 12:36 -
Vrasja 31-vjeçarit nga Kukësi në Prizren, gazetari nga Kosova: Policia në Morinë nuk vuri re që makina ishte qëlluar me plumba dhe kishte të plagosur brenda
Gazetari Flamur Gajtani nga Kosova ka deklaruar se ajo që është më e rëndë në vrasjen e Visart Cengut në Prizren është se Policia Kufitare në Morinë, nuk e ka vënë re që makina ku po udhëtonte Cengu me shokët e tij kishte shenja plumbash dhe të plagosur brenda.
4 Janar 2023, 11:43 -
Vrau të riun nga Kukësi për faturën prej 400 euro, Gjykata e Prizrenit lë në burg 'Kobrën', vëllanë e tij dhe 4 punonjësit e lokalit ku ndodhi ngjarja
Gjykata e Prizrenit ka lënë në burg Dibran Hoxhajn, i cili akuzohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu dhe plagosjen e shokut të tij Rufgen Shehu. Gjykata e Prizrenit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke lënë në burg për 30 ditë Hoxhajn dhe 5 personat e tjerë që cilët ishin të punësuar në lokalin ku ndodhi konflikti me të rinjtë nga Kukësi.
4 Janar 2023, 11:23 -
Sherr me grushte për faturën 400 euro në një lokal nate në Prizren, pronari qëllon me armë 3 të rinjtë nga Kukësi! Vdes 31-vjeçari, plagoset shoku
Një konflikt në një lokal nate mes pronarit në Prizren dhe 3 të rinjve nga Kukësi ka përfunduar në të shtëna me armë. Për pasojë ka mbetur i vdekur 31-vjeçari, Visart Cengu nga Kukësi dhe u plagos Rufgen Shehu pasi pronari Dibran Hoxhaj i qëlloi me armë zjarri.
3 Janar 2023, 07:40