Ylber Jaku, autori i vrasjes së 34-vjeçarit Reshit Sallahun të mërkurën në Has, kishte bërë edhe një postim në rrjete sociale për krimin e rëndë. 41-vjeçari, i cili ishte kthyer nga Anglia një ditë para kryerjes së krimit, shkruan se e hoqi qafe me armë gjahu për t'u dhënë një mësim atyre  që bënin të fortë me familjen e tij. 


"Shërbimet sekrete shqiptare kanë vënë rrugeçër për të fyer anëtarët e familjes time. Më duhej të hiqja qafe njërin prej tyre, arsyeja është e qartë, për t’i dhënë një mësim të tjerëve që prisnin në radhë për t’u treguar të fortë me mua dhe familjen time", ka shkruar autori i vrasjes në rrjete sociale. 


Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës në fshatin Pla të Hasit. 41-vjeçari Ylber Jaku dyshohet e ka pritur 34-vjeçarin disa metra nga shtëpia, dhe sapo ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën. Reshit Sallahu është vëllai i 21-vjeçares që sulmoi me sëpatë më 6 maj, prindërit e Jakut.

Shkak i këtij konflikti është një rrugë kalimi, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre.  Toka ka qenë më parë e ish-ndërmarrjes bujqësore dhe ka qenë pa certifikatë pronësie. Mësohet se një nga nga familjet ka hapur edhe rrugë kalimi vite më parë. Gjurma e rrugës ka qenë burim konfliktesh prej vitesh, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre. 
 

Postimi i autorit në rrjete sociale