TIRANE - Emri i këngëtares së muzikës popullore Maja Aliçka është lakuar gjatë ditës së sotme lidhur me vrasjen e 4 personave që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal nate në Tiranë. Sipas spekulimeve Maja ka qenë duke kënduar live në momentin kur ka ndodhur ngjarja. E konktakuar nga A1 Report këngëtarja mohon të ketë qenë në lokalin “Ante Grand” nate dhe se asnjëherë nuk ka performuar në të. Sipas saj, ajo ndodhet në Greqi ku ka performuar në një tjetër aktivitetet të sajin. Ajo thekson se është informuar për ngjarjen nga miqtë e saj të cilët kanë lexuar në media mbi përfshirjen e këngëtares.

“Me këtë informacion jam njohur nga miqtë e mi. Jam në Athine tani dhe kam qenë në aktivitetet e mia këtu. Një shoqja më ka thënë që ka ndodhur një ngjarje e rënde dhe që unë rezultoj e përfshirë”,-thotë Maja për Tv A1 Report. 

E pyetur rreth shkrimeve në media së bashkëshorti i saj ishte i përfshirë në këtë ngjarje, Maja e mohon. Ajo thotë se ai ndodhet në Shqipëri, por nuk ka qenë në lokalin ku ndodhi vrasja e 4-fishtë. 
 
Gjithashtu ajo ka theksuar arsyen sipas saj se përse lidhet me këtë ngjarje: “Njoh një nga muzikantët që është aty është dikush që unë bashkëpunoj për aktivitetet e mia. Ndoshta për këtë arsye më kanë lidhur. Mikja ime më e ngushtë është gruaja e një prej muzikantëve aty”. 

Këngëtarja e muzikës popullore pohon njohjen me pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja, Xhelal Muhamedi, për shkak të bashkëpunimeve mes tyre në aktivitete, por mohon të ketë performuar ndonjëherë në këtë lokal. 

Maja Alickaj gjithashtu shpreh keqardhjen e thellë për ngjarjen si dhe indinjatën që mediat kanë spekuluar mbi emrin e saj pa marrë informacione. “Më vjen keq për këtë që ndodhur, jam shqetësuar shumë nga kjo ngjarje jam e lumtur që nuk kam qenë aty. Ndihem e indinjuar nga ngjarja pasi më është përmendur emri pa lidhje,”- tha këngëtarja në Tv A1 Report.

Redaksia Online
(xh.k/Shqiptarja.com)