Është shtyrë sërish gjykimi për të pandehurin e akuzuar për vrasjen e katërfishte të ndodhur në lokalin e natës “Ante Grand” në Tiranë, Konstandin Xhuvani.
Shkak për shtyrje u bë mungesa e Xhuvanit dhe avokatit të tij mbrojtës Ardian Leka. Xhuvani kishte dërguar një letër ku arsyetonte se nuk mund të paraqitej për shkak te gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Xhuvani do të gjykohet për akuzën e “vrasjes ne rrethana te tjera cilësuese”, “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Djali i ish-deputetes socialiste, Luiza Xhuvani akuzohet se rreth orës 04:00 te mëngjesit të 4 nëntorit ekzekutoi me arme shokun e tij 19-vjeçar Arber Demiraj, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, italianin Giampaolo Azzolo 55-vjeç si dhe Edison Jahon e Enea Xhajen, me të cilët Xhuvani është konfliktuar ne ambientet e lokalit të natës.
Seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës për Kostandin Xhuvanin do të mbahet në më datë 9 Mars.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vrasja e 4-fishtë, Xhuvani: Pranoj akuzën, dua gjykim të shkurtuar!