TIRANE- Pas masakrës në lokalin e natës, Policia dhe Prokuroria e Tiranës mësohet se, ka ngritur dy pista hetimi. Njëra prej tyre lidhet me trafik droge, ndërsa tjetra për një sherr banal. Gjatë hetimit dhe marrjes së dëshmive, uniformat blu kanë siguruar të dhëna se, të rinjtë njiheshin me njëri-tjetrin. Madje në telefonat e tyre ata kanë pasur edhe numrat e celularit. Kjo ka dalë gjatë këqyrjes së vendin të ngjarjes dhe provave të mbledhura. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, gjatë hetimeve është zbuluar dje lidhja mes të rinjve. Ndërkaq hetimin për drogën e përforcon edhe fakti që të rinjtë kanë qenë duke e konsumuar lëndën narkotike në lokal.
Sherri banal
Ndërkaq pista e dytë e hetimit është ajo e një sherri për motive banale që ka nisur mes të rinjve që ndodheshin në të njëjtin lokal prej disa orësh. Nga disa dëshmi është mësuar se, ka pasur debat mes të rinjve që ishin ngjitur me tavolina. Në një moment debati ka pushuar, por më pas ka nisur sërish, duke kaluar edhe në përplasje fizike mes dy grupeve. Policia është duke verifikuar edhe pozicionin e italianit, njërës prej viktimave, i cili mësohet se rrinte shpesh në këtë lokal nate.
Mbledhja e dëshmive
Dëshmitë mbi vrasjen e katërfishtë të ndodhur dje në një lokal nate në kryeqytet sjellin në dritë detaje të tjera për ngjarjes. Sipas dëshmisë së administratorit të lokalit rezulton pas një konflikti fillimisht verbal situata është qetësuar, por kjo gjë duket se nuk ka mjaftuar për Konstandin Xhuvanin, i cili pasi është larguar për pak minuta dhe është rifutur në lokal me armë në dorë duke qëlluar me armë mbi viktimat. Nga Policinë e Tiranës janë administruar 4 dëshmi të personave të shoqëruar. Ndërkaq në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë ndodhen edhe tre personat e arrestuar si të autorë të dyshuar për ngjarjes, ku edhe po japin dëshmitë e tyre.
Heshtin të dyshuarit
Burime nga policia thanë se fillimisht ishte e pamundur që dëshmitë e tyre të merreshin në orët e mëngjesit kur ndodhi vrasja e 4-fishtë, për shkak se tre të rinjtë, Konstandin Xhuvani, Erald Sida, Albano Ballcaj ishin nën efektin e alkoolit. Por edhe më pas të rinjtë nuk kanë dhënë dëshmi në lidhje me ngjarjen e rëndë. Në ambientet e Policisë së Tiranës kanë mbërritur gjithashtu edhe avokatët që do të marrin tre të rinjtë e arrestuar ngas policia si të dyshuar për masakrën e ndodhur mëngjesin herët në një lokal nate ku pas një përleshje të dhunshme fizike mes dy grupeve, palët kanë qëlluar me armë duke lënë të vdekur 4 persona, 3 të rinj dhe 1 shtetas italian.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com