
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi Korçën një natë më parë, ku 55-vjeçari Gjergj Mullalli vrau bashkëshorten dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi ishte arratisur u gjet nga forcat e policisë i vetëvrarë me armën e krimit.
Mësohet se 55-vjeçari kishte planifikuar vrasjen e bashkëshortes, pasi në shtëpinë e kësaj të fundit është gjetur një letër e shkruar nga vetë autori, ku thuhet se pasi të vrasë gruan do të vrasë edhe veten.
Lajmi kryesor:
Vrau gruan në Maliq, 55-vjeçari qëlloi me armë zjarri ndaj policisë e më pas vetëvritet! Flet babai: Vajza kishte urdhër mbrojtje, e dhunonte









