Vrau gruan në Maliq, 55-vjeçari qëlloi me armë zjarri ndaj policisë e më pas vetëvritet! Flet babai: Vajza kishte urdhër mbrojtje, e dhunonte

MALIQ- Një ngjarje e rëndë ndodhi një natë më parë në Maliq, ku një 46-vjeçare u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, i cili më pas trupin e hodhi në gropën e ujërave të zeza. Autori Gjergji Mullalli pas ngjarjes u largua dhe pasi forcat e policisë e kishin lokalizuar, ai ka hapur zjarr ndaj tyre, ndërsa policia njofton se më pas është vetëvrarë. Ai u gjet në një banesë të tij të braktisur në fshatin Zëmblak. Policia ka publikua edhe pamjet me dron nga momenti kur efektivët po bënin negociata me 55-vjeçarin që të dorëzohej. 

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e bashkëshortes së tij është gjetur një letër e shkruar nga 55-vjeçari, ku ai kishte shkruar se do të vriste gruan dhe më pas edhe veten. 

Luiza Mullalli, nënë e 3 fëmijëve, kishte marrë urdhër mbrojtje, pasi bashkëshorti 55-vjeçari e dhunonte prej kohësh. Ka qenë i ati i 46-vjeçares që ka konfirmuar këtë detaj për mediat, duke thënë se urdhrin e mbrojtjes e kishte prej një viti.

“Erdhëm në shtëpi, mori djali se e kishte marrë në telefon për të biseduar. Më mori djali në telefon më thotë hajde se s’ma ngre telefonin se kushedi ca ka ndodhur. Erdha në shtëpi, erdhi djali në shtëpi, lajmëruam policinë, kërkuam vërdallë derisa e gjetën ata të policëve. E kishte hedhur nga veranda. Na ndaluan policët. Se pamë më deri. Kishin konflikte, kishte 1 vit me urdhër mbrojtje. E dhunonte vajzën dhe mori urdhër mbrojtje”, thotë i ati Avzi Ferati.

I ati Avzi Ferato thotë se Gjergji Mullalli kishte tentuar t’ia vriste vajzën edhe më parë. Madje, ai shprehet se 55-vjeçari e kishte ndjekur kohët e fundit Liza Mullallin rreth dy ose tre herë në punë.

“Një ditë gjeti shtëpinë hapur, më merr në telefon më thotë kishte hy njeri brenda por se di kush. Para 3 ditësh, lajmëroi policinë. S’e kishte gjetur brenda dhomë. Në punë e kishte ndjekur nja 2-3 herë. E ndoqi për t’i thënë pse më ndjek mbrapa, ai kishte ikur. Vajza e kërkoi divorcin, se e dhunonte gjithnjë ai. Kishte vajtuar tek çupa tjetër në Greqi, ai e goditi deshte ta mbyste. Kishte shpëtuar vajza nga duart. Nuk është dënuar ndonjëherë”, thotë ai.

Një prononcim për mediat e ka pasur edhe nëna e autorit, e cila ka thënë se kishte tre ditë pa u takuar me djalin. 

"Gjergjin për herë të fundit e kam takuar para 3 ose 4 ditësh sepse ikte shpejt gjithmonë”, u shpreh e moshuara.

Për shkak të dhunës së vazhdueshme që bashkëshorti ushtronte ndaj saj, Luiza Mullalli kishte kërkuar divorcin. Ka qenë djali i saj që ka njoftuar policinë për ngjarjen, ndërsa 55-vjeçari pas krimit u largua. Ministri Balla ka takuar sot efektivët që morën pjesë në operacionin për arrestimin e 55-vjeçarit dhe ka dhënë urdhër që të shpërblehen financiarisht pasi rrezikuan jetën. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:54
Vrasja e 46-vjeçares në Maliq, Balla: Shpërblim financiar për policët që morën pjesë në aksionin për arrestimin e autorit, rrezikuan jetën

 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dhënë urdhër që të shpërblehen financiarisht policët e përfshirë në këtë aksionin për arrestimin e 55-vjeçarit Gjegji Mullalli që vrau gruan e tij në Maliq. Balla ka shkuar sot në Maliq dhe ka zhvilluar një takim me policët ku i ka falënderuar për punën e bërë në kushtet kur u është kërcënuar edhe jeta, pasi 55-vjeçari hapi zjarr ndaj efektivëve, më pas u vetëvra.

Falenderoj nga zemra forcat e Policisë së Shtetit të Drejtorisë Vendore Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën. Dua t’ju siguroj se do të bëj gjithçka që ju të ndjeheni gjithnjë e më të respektuar, gjithnjë e më të vlerësuar, gjithnjë e më të shpërblyer për atë që beni për këtë vend! Dua t’i percjell një përqafim vëllazëror prindërve tuaj, bashkëshorteve, fëmijëve tuaj, motrave e vëllezërve tuaj, të cilët janë mbështetja juaj më e madhe, po janë edhe ata që më shumë se sa askush e përjetojnë peshën e uniformës suaj, për të cilën ju jeni gati të vini në rrezik edhe vetë jetën tuaj! Kjo është një ditë për t’i kujtuar edhe kolegët tuaj që nuk jetojnë më, pikërisht sepse dhanë jetën në krye të detyrës, e për të përsëritur angazhimin e Kryeministrit Edi Rama për të mbështetur familjet e fëmijët e tyre deri në fund, jo vetëm falë statusit të tyre të Fëmijëve të Republikës, po edhe në çdo hap të rrugës së tyre, ku vërtetë boshllëkun e babait nuk e zevendson dot askush dhe asgjë, po ku ata nuk do të jenë kurrë vetëm”, shkruan Balla.

Ora 12:50
Vrasja e 46-vjeçares në Maliq, zbulohet letra e autorit para krimit: Do vras gruan dhe veten

1690711307_finalprojekt.00332106.Still050.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi Korçën një natë më parë, ku 55-vjeçari Gjergj Mullalli vrau bashkëshorten dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi ishte arratisur u gjet nga forcat e policisë i vetëvrarë me armën e krimit.

Mësohet se 55-vjeçari kishte planifikuar vrasjen e bashkëshortes, pasi në shtëpinë e kësaj të fundit është gjetur një letër e shkruar nga vetë autori, ku thuhet se pasi të vrasë gruan do të vrasë edhe veten.

 

 

Ora 11:53
Vrasja e 46-vjeçares në Maliq, flet nëna e autorit: Djalin për herë të fundit e kam takuar para 3 ditësh, ngjarjen e mora vesh mbrëmë në mesnatë

 

Nëna e autorit 55-vjeçar, i cili u gjet i vetëvrarë me armën e krimit që vrau bashkëshorten një natë më parë të fshatit Zëmblak, thotë se u njoftua për ngjarjen tragjike, mbrëmë në mesnatë.

Për Report Tv, e moshuara tregon se nuk ka pasur asnjë kontakt me të birin prej ditësh.

 “Për nusen e mora vesh mbrëm nga mesnata, teksa flisnin njerëzit. Këtu ishin mbledhur shumë njerëz. Isha mbrapa derës kur më thanë se ai e ka vrarë Lizën. Gjergji qëndroi mbi 20 vite në Greqi, kanë tre fëmijë, njëra është e martuar dhe ka fëmijë, tjetra pritet të martohet, ndërsa djalin e ka 21 vjeç. Gjergjin për herë të fundit e kam takuar para 3 ose 4 ditësh sepse ikte shpejt gjithmonë”, u shpreh e moshuara.

 

Ora 11:40
Pamjet me dron, momenti kur policia negocion me 55-vjeçarin që vrau gruan në Maliq që të dorëzohet! Qëllon ndaj efektivëve dhe më pas vetëvritet

Ky është momenti kur forcat e policisë kanë lokalizuar 55-vjeçarin Gjegji Mullalli, pasi vrau për vdekje bashkëshorten e tij në Maliq. Në videon e ndarë me dron nga policia, shihet momenti kur efektivët përpiqen të bëjnë negociata me të që të dorëzohet, por 55-vjeçari ka qëlluar në drejtim të efektivëve duke rrezikuar jetën e tyre. Më pasi ai është vetëvrarë.

“Pamje me dron gjatë operacionit të shkallës së lartë të vështirësisë për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së bashkëshortes së tij shtetases L. M, 46 vjeçe, ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zëmblak, Maliq.

Shtetasi Gj. M., 55 vjeç, pasi ka parë policinë, duke ju rrezikuar seriozisht jetën punonjësve të Policisë.

 55-vjeçari në pamundësi për t'u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjësit e Policisë dhe i është bërë thirrje e herëpashershme për t'u dorëzuar, ka hapur zjarr drejt punonjësve të policisë dhe në pamundësi për t'u larguar autori Gj. M., ka vrarë veten”, njofton policia.

Ora 11:02
Vrau gruan në Maliq, policia: 55-vjeçari hapi zjarr ndaj efektivëve dhe më pas u vetëvra

1690707665_gjergjimullalli.jpg

Gjegji Mulallli, i cili vrau një natë më parë bashkëshorten, iku nga vendi i ngjarjes dhe u shpall në kërkim. Pasi forcat e policisë e kishin lokalizuar, ai ka hapur zjarr ndaj tyre, ndërsa policia njofton se më pas është vetëvrarë. Ai u gjet në një banesë të tij të braktisur në fshatin Zëmblak.

“Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi.

Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë.

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të  Policisë për t'u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje”, njofton policia.

Ora 10:42
Vrau gruan në Maliq, vetëvritet 55-vjeçari në shtëpinë e kushëririt

1690662002_gjergjimullalli.jpg

Gjergji Mullalli, autori i vrasjes së Luiza Mullallit mbrëmjen e kaluar, është gjetur i vetëvrarë. Report Tv mëson se 55-vjeçari është gjetur i vetëvrarë me armën e krimit që vrau bashkëshorten në afërsi të fshatit Zëmblak. Ai është vetëvrarë në shtëpinë e kushëririt.

Ora 08:55
Burri e vrau dhe e hodhi në gropën e ujërave të zeza, del FOTO, ja kush është 46-vjeçarja

1690700250_luizamullalli.jpg

Kjo është 46-vjeçarja Luiza Mullalli e cila u vra nga bashkëshorti një natë më parë në Maliq. Gjergji Mullalli, pasi e vrau 46-vjeçaren me armë zjarri e hodhi atë në gropën e ujërave të zeza. 46-vjeçarja ishte nënë e tre fëmijëve.

Ora 08:41
Vrau gruan dhe e hodhi në gropën e ujërave të zeza, 55-vjeçari ende në arrati

 

Gjergji Mullalli, autori i vrasjes së 46-vjeçares, Luiza Mullalli në Maliq është ende në kërkim. Bashkëshorti i 46-vjeçares është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia në një njoftim zyrtar thotë se po vijojnë hetimet për ngjarjen,s i dhe puna për kapjen e autorit. 55-vjeçari akuzohet për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare".

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme i cili bën fjalë për një vrasje të ndodhur në fshatin Zëmblak, Maliq, ju informojmë se:

Specialistet e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me këtë ngjarje referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. M., 55 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare". Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen L. M., 46 vjeçe, të cilën më pas e ka hedhur në një gropë septike, pranë banesës së saj.

Nga ana e Policisë po vijon puna intensive për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 30/07/2023 23:01

    Mjaftonte te vriste vedin qe ne fillim e ishte super

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive