(Detaje) Vrasja e 69-vjeçarit në Tropojë, autori i punësuar në shtëpinë e viktimës, u grindën për pagesën

TROPOJE - Zbardhjen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mbrëmë në Tropojë ku mbeti i vrarë me armë zjarri një 69-vjeçar në fshatin Doberdol. Policia bën të ditur se Tahir Bajraktari, banues në Tiranë, është vrarë nga Nik Lulashi, 54-vjeç nga Shkodra. Viktima kishte udhëtuar nga Tirana në drejtim të Tropojës në fshatin e tij Doberdol për të kaluar pushimet.

Bajraktari është qëlluar për vdekje brenda në banesën e tij. Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje, por grupi hetimor brenda disa orësh ka konstatuar se jemi të bëjmë me një ngjarje kriminale. Autori i krimit ishte i punësuar nga Bajraktari në shtëpinë e tij në Doberdol. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se mes autorit dhe viktimës ka pasur një konflikt për pagesën që do merrte 54-vjeçari i punësuar. Nik Lulashi ka kërkuar më shumë para sesa i ka ofruar viktima për punën e kryer në objekt dhe kjo ka ndezur debatin mes të dyve.

Banorë të zonës thonë se Tahir Bajraktari shkonte çdo vit në shtëpinë verore në bjeshkët e Tropojës ku kalonte pushimet, ndërsa njihej si njeri i qetë dhe pa probleme. Ai kishte rindërtuar shtëpinë në bjeshkë si dhe kishte arritur ta elektrifikonte vetë përmes investimit në një mini-HEC, me të cilin furnizonte me energji edhe fqinjët si dhe kishte shtrirë edhe linjën e internetit deri në Bjeshkë.

Njoftimi i Policisë: 

Tropojë.

Policia identifikon autorin e dyshuar të vrasjes së 69 vjeçarit në bjeshkën e Doberdolit Tropojë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e datës 18.09.2018, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi T.B, 69 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ngriti një grup të posaçëm hetimor. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë.

Shtetasi N.L dyshohet se më datë 18.09.2018, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:42
Ndërtoi mini-HEC dhe çoi internetin në bjeshkë, kush ishte 69-vjeçari që u vra në Tropojë

Tahir Bajraktari, 69-vjeç, u qëllua për vdekje mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e tij verore në bjeshkët e Malësisë së Tropojës. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Dobërdol, ndërsa misteri ka rrethuar motivet e krimit. Banorët e zonës thonë se 69-vjeçari ishte njeri i qetë dhe pa probleme.

Sipas tyre, ai çdo vit udhëtonte nga Tirana, ku edhe banonte, dhe kalonte pushimet në shtëpinë verore të ndërtuar në bjeshkë. Edhe këtë vit, Tahir Bajraktari, me profesion mekanik, do qëndronte për disa ditë në shtëpinë e rindërtuar, ku siç shprehen të afërmit, energjinë elektrike kishte mundur ta siguronte vetë përmes një mini-çentrali të ndërtuar pranë fshatit dhe me të cilin furnizonte edhe fqinjët e tij. Gjithashtu, ai kishte arritur të siguronte edhe shërbimin e internetit në banesën e tij por edhe të fqinjëve.   

Dy ditë më parë, Tahir Bajraktari udhëtoi nga Tirana në drejtim të vendlindjes së tij, por ky do të ishte udhëtimi i fundit i 69-vjeçari pasi do të qëllohej për vdekje brenda në shtëpinë e tij të pushimit nga Nikë Lulashi, 54-vjeç, të cilin e kishte punësuar në shtëpinë e tij, pas sherrit për pagesën. 

Tahir Bajraktari vinte nga një familje ish të përndjekurish nga regjimi komunist, ndërsa kanë qenë të internuar në Lushnje.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore