Vrasja e '97-ës e përndjek 27 vite më pas! Fati shpëton të sapokthyerin nga Italia në Berat

Vrasja e '97-ës e përndjek 27 vite më pas! Fati shpëton të sapokthyerin nga Italia në Berat

Makina e djegur e autorëve

Një vrasje e kryer prej tij në vitin 1997, është i vetmi episod kriminal, që Altin Halili mendon se mund të lidhet me atentatin e dështuar ndaj tij, pasditen e së hënës në Berat.

I sapokthyer në Shqipëri pas 14 vitesh në Itali, 46-vjeçari, i cili bënte lëvizje të kufizuara nga frika e hasmërisë, po shkonte tek një mik, kur persona ende të paidentifikuar nga policia, i zunë pritë me makinë. Kuptoi që diçka nuk shkonte, pasi dalloi 3 persona të maskuar brenda automjetit.

“Shtova shpejtësinë e makinës dhe doja t’i godisja por nuk munda pasi nisën të qëllojnë me breshëri. U ula poshtë sediljes dhe dola vetëm pasi dëgjova makinën e autorëve që u largua”, mësohet të jetë shprehur Altin Halili në polici, dëshmi e cila për hetuesit lë dyshime se atentatorët mund të jenë larguar me mendimin se e kanë vrarë 46-vjeçarin.

Sipas hetuesve, autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku tip Skorpion pa zbritur nga makina dhe duke mos lënë asnjë gëzhojë në vendngjarje. Plumbat fatmirësisht goditën vetëm pjesën e pasme të makinës pa i rrezikuar jetën Altin Halilit.

Burime nga grupi hetimor thonë se dyshohet të kenë qenë të paktën 3 atentatorë, të cilët mendohen të jenë nga qyteti i Fierit, të cilët pas të shtënave, braktisën dhe dogjën makinën e krimit bashkë me armën, në fshatin Kozare.

46-vjeçari rezulton i dënuar me 15 vjet burg për vrasjen e Sokol Kaloshit në fshatin Rremas të Lushnjes, në vitin famëkeq të ’97-ës, dënim të cilin e përfundoi në vitin 2010 e prej atëherë ndodhej në Itali.  Hetuesit kanë marrë në pyetje vëllain e të ndjerit Sokol Kaloshi dhe 2 nipërit e tij, të cilët pasi kanë dhënë për disa orë deklaratat e tyre janë lënë të lirë.

Krimi i rëndë në '97-ën, pasoi vrasjen e babait të Altinit, Qemal Halilit nga të afërmit e familjes Kaloshi.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë takon Manjën: Thelbësore zbatimi i reformës në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë takon Manjën: Thelbësore zbatimi i reformës në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit