DURRES- Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit ka dënuar me nga 1 vit burg ish-shoferin e kryekomisarit Adem Tahiraj, Fatmir Hoxha dhe efektivin e policisë Kastriot Gosturani të akuzuar për shpërdorim detyre, në lidhje me vrasjen e kryekomisarit të Shijakut më 13 shtatorin e vitit të kaluar.  Pasi iu pranua gjykimi i shkurtuar dë të akuzuarit do të konsumojnë nga 8 muaj burg.

Fatmir Hoxha pjesën e mbetur do ta kalojë në burg, ndërsa Gosturani do ta kryejë dënimin në kushtet e shtëpisë. Prokuroria kërkoi 2 vjet e gjysmë për ish-shoferin e kryekomisarit Adem Tahiraj, Fatmir Hoxha dhe efektivin e policisë Kastriot Gosturani dhe deklaroi se do të apelojë vendimin.

Për vrasjen e kryekomisarit të Shijaku Adem Tahiraj 13 dhjetor në vendin e quajtur Katund Sukth të Durrësit, në Gjykatën e Krimeve të Rënda po gjykohet Ilir Xhakja.

(sg/shqiptarja.com)