Idajet Beqiri, avokati i familjes së Aleks Nikës e quan ‘dritë jeshile’ për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të rënda të pazbardhura vendimin e gjykatës së Strasburgut lidhur me vrasjen e 21 janarit 2011 në bulevardin para Kryeministrisë.
Në studion e emisionit ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv është besimplotë se pas këtij vendimi SPAK do të hapë hetimet nga e para për 4 vrasjet e 21 janarit 2011.
Në shkurt të këtij viti bashkëshortja e Aleks Nikës dorëzoi një kallëzim të ri në SPAK pas publikimit të një audioje, ku pretendohet se komandanti i Gardës Ndrea Prendi, në 21 Janar 2021, porosit vartësit për të hapur zjarr mbi protestuesit. Kreu i SPAK shpalli mungesën e kompetencës duke e referuar kallëzimin për trajtim në Prokurorinë e Tiranës.Kjo u kundërshtua nga familjarët të cilët tashmë çështjen e kanë në Gjykatën e Lartë. Sot avokati Beqiri beson se pas vendimit të Strasburgut, Gjykata e Lartë do u japë atyre të drejtë dhe hetimi i 21 janarit do të jetë në dorë të SPAK.
“Gjykatës së Lartë do i dërgojmë vendimin e Strasburgut. Jemi të bindur se Gjykta e lartë do ia çojë SPAK dhe do kërkojë edhe një herë hetimin nga e para për 4 të vrarët e 21 janarit se është krim shtetëror. I pari është Sali Berisha. Ai ka urdhëruar vrasjen”
Beqiri beson se Berisha do të vihet para drejtësisë e të marrë dënimin e merituar për krimet që bëri pasi ka veshur nëna dhe gra me të zeza.
‘S’ka kthim prapa. Jo vetëm çfarë kanë qenë. Ato krime që janë bërë dhe kanë sjellë dëme të pallogaritshme të këtij vendi nuk mundet të kalojnë pa ndëshkim. Nuk i kalon dot askush ato, sepse në fund të fundit mund ti mbulosh dhe ti si SPAK, e mbulove e mbulove por të zbuloi shamizeza e Gërdecit që ia more djalin 7 vjeç për korrupsion. ‘Nuk të lë familja e Aleks Nikës, sepse ia vrave në shesh për fjalën e lirë. Pse e vrave? Se do të mbash pushtetin Që të bësh Cez Dia, të bësh kompleks Partizani për të bërë 10 vila me hale në Gjirin e Lalzit do të vrasësh dhe të lënë familjarët?! Për të marrë pushet vrave Shkëlqim Haklaj e fute gjithë Tropojën në gjakmarrje. 200 të vrarë atje e ta falin? S’ ta falin shamizezat” tha ai.
Beqiri beson se edhe Ilir Meta shumë shpejt do të jetë në bankën e të akuzuarve
“Edhe Ilir Metën do e kesh shumë shpejt në bankën e të akuzuarve. Kanë vrarë duke bërë korrupsion. Punë ditësh do ta shikoni. Nuk ka kthim prapa”
Gjykata e Strasburgut në vendimin për Aleks Nikën, thotë se ka dy shkelje në këtë çështje: Vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes. Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet. Në protestën e 21 Janarit 2011 u ekzekutuan nga garda Ziber Veizi, Hekuran Deda Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj, ndërsa u plagosën edhe 6 protestues të tjerë, që të gjithë të pafajshëm dhe protestues paqësorë.
Në studion e Report Tv, avokati Idajet Beqiri bëri një deklaratë të fortë. Beqiri i bën thirrje autoriteteve të drejtësisë të bëjnë kujdes pasi Berisha po tenton të largohet drejt Francës për të marrë azil politik
“Ka indicie të forta se ai është future në negociata për të marrë azil politik në Francë. Duhet ta ruajnë mirë se është në prag të ikjes. Duhet bërë kujdes i jashtëzakonshëm. Do të vejë në France atje ku bëri gjyqin gjoja me Blinken. Atje ka përplasur kokën me avokatë. Atje do të shkojë që të vdesi”
Ish kryeministri Berisha ndodhet në hetim për akuzën e korrupsionit pasiv dhe ndaj tij është dhënë masa e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ dhe ‘ndalohet udhëtimi jashtë”
Berisha do shkoj te miku i tij i ngusht te Burimi ne Franc po nuk besoj institucini azilkerkuesve ne Franc ta pranoj dhe sikur te arratiset.
PërgjigjuAtje kan me dek Berisha dhe Metà neper dhena te huja kan me u varros.
PërgjigjuSali Berisha ne burg por mos harroni dhe zarin e tij Lul Basha qe ka dhen urdherin si minister i brendshem.mos e harroni
PërgjigjuSALA ne burg.