Vrasja e Aleks Nikës më 21 Janar! Avokati: Pa predhën nuk hapet dosja, përgjimi nuk vlen në vetevete! Ja pse është i rëndësishëm ekspertimi në Itali

Pak ditë më parë ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se predha e cila i mori jetën Aleks Nikës në protestën e 21 janarit 2011 do të dërgohet për ekspertim në Itali

Avokati Dorian Matlija në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv deklaron se ky ekspertim është tepër i rëndësishëm për të rihapur dosjen e 21 janarit, siç ka kërkuar dhe Gjykata e Strasburgut.

 Por çfarë provash të reja mund të dalin?

E shpjegon avokati Dorian Matlia

“Në rastin e vrasjes së Aleks Nikës, gjithë problemi pse nuk u hetua dot dhe nuk u çua asnjëherë në gjyq ka qenë se predha në atë kohë kur u gjet ishte e deformuar dhe sipas teknikave të kohës nuk mund të identifikohej nga cila armë kishte dalë. Nëse sot ka mundësi teknike më të zhvilluara të nxjerrin se nga ka dalë kjo predhë bëhet lidhja me armën, dhe autorin e vrasjes. Në këtë moment mund të nisë hetim për vrasjen duke pasur të pandehur konkret”

Deri tani nuk është çuar asgjë në gjykatë lidhur me vrasjen e Aleks Nikës pasi nuk kishte asnjë provë të mundshme se nga cila armë doli por avokati Matlija beson se teknologjia me inteligjencën artificiale është më e aftë për të rindërtuar një predhë sic ka qenë në momentin e parë pa u deformuar roblem më e mundur nga cila armë ka dalë.

Gjithçka ka të bëjë me një vepër penale që nuk është parashkruar ende pasi parashkruhet deri në 2031

 “Kjo do të thotë se ka 7 vite kohë që prokuroria ta zbulojë dhe ta nxjerrë. Nëse ndodh se nga cila armë ka dalë mund të fillojnë të bëhen pjesë dhe prova të tjera që kanë dalë kohët e fundit”

Bëhet fjalë për regjistrimet e komunikimeve në radio që ka pasur komandati i gardës me funksionarët e tjerë.

“Këto regjistrime nuk bëhen dot pjesë e dosjes pa u zgjidhur problemi I predhës, e kjo predha do të shkojë në Itali për ekspertim të ri. Përgjimi në vetvete nuk vlen dot për të rihapur çështjen pa zgjidhur problemin e predhës. Ajo është pika kyçe e procesit. Ajo mund të ketë dalë nga arma e personave që nuk kanë lidhje fare me gardën, të ketë dalë nga Garda apo një person tjetër që është udhëruar nga Garda. Aty zgjidhet lëmshi. Pa këtë nuk bëhet dot.

Por çfarë do të thotë kjo për procesin?

Që të merret SPAK duhet të kemi patjetër të dyshuar në këtë vepër penale persona që janë kompentencë të SPAK. Së paku ose ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ose kryeministri i kohës Sali Berisha. Nëse merret i pandehur komandati i Gardës apo funksionari i Gardës nuk e merr SPAK. Prandaj në këto momente SPAK nuk e merr dot dosjen. Është e rëndësishme të kuptohet që nuk do të hapet hetimi për tre personat e tjerë të vrarë më 21 janar 2011 por për vrasjen e Aleks Nikës, dosje e cila nuk është gjykuar kurrë”

Riekspertimi është pika kyçe e rihapjes së hetimit për të vënë para ligjit personin që ka qëlluar.

Në atë ditë policia ishte e paarmatosur. Ishte garda e armatosur. Asnjë person nuk u gjet person tjetër në turmë që është qëlluar. Predha mund të mos dihet nga ka dalë por dihet që ka dalë nga armë e gardës. Sepse është predhë berete 9 milimetërshe dhe në atë moment disponohej vetëm nga garda. E ishin disa persona që kishin bereta 9 milimetërshe në atë moment. Dyshimet ekzistojnë se nga ka dalë por duhet të themi në mënyrë të padiskutueshme një gjë të tillë sepse ndryshe persona që mund të akuzohen kanë të drejtën të thonë që nuk është arma ime. Prandaj duhet ekspertiza dhe ajo është pika kyçe e procesit" tha avokat Matlija për Report Tv.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 13/01/2024 10:36

    Ky AVOKAT qenka bër me S Berishën: -Nuk ka nevoi të bëhet ekspertiza e plumbit.Plumbi ka dalë nga arma e K/gardistit N.Prendi që ndryshoi TYTËN E PISTOLETËS. Gardistët kan qëlluar me urdhër dhe..urdhërin për të vrarë 4 protestuesit,30,300..dhe Edi Ramën e ka dhënë SALI RAM BERISHA nëpërmjet L.Bashës i cili duhet të FLASI TANIMË O KURRË..! Ose të flasi ose të futet në burg,Si MB..Athere i nxjerr të gjitha..! Boll më..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë