Vrasja e Altin Balliut, gjykata i kthen dosjen Prokurorisë për thellim hetimesh për të dytën herë! Familjarët: Të hetohet edhe bashkëpunëtori

Vrasja e Altin Balliut, gjykata i kthen dosjen Prokurorisë për thellim hetimesh për të dytën herë! Familjarët: Të hetohet edhe bashkëpunëtori

Gjykata e Korçës i ka kthyer për herë të dytë Prokurorisë dosjen penale për vrasjen e Altin Balliut më 17 janar 2019 në qytetin juglindor. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dosja është kthyer për thellim të mëtejshëm të hetimeve nga ana e Prokurorisë së Korçës, ku kësaj herë është kërkuar hetim edhe për një bashkëpunëtor të përfshirë në vrasjen e ndodhur një vit më parë.

Ndërkohë sipas familjarëve të viktimës, autori, Olger Mustafa natën që kreu krimin është ndihmuar nga një tjetër person, i cili ende nuk është hetuar nga ana e Prokurorisë. Kjo ka qenë edhe një nga indiciet e Gjykatës për të kthyer për herë të dytë dosjen në mënyrë që Prokuroria të thellojë hetimet edhe për bashkëpunëtorin e autorit. Familjarët pretendojnë se bashkëpunëtori i Olger Mustafa  është shoqëruar për disa orë në Komisariat por më pas është lënë i lirë.

Prokuroria ka afat deri në fund të janarit për për të plotësuar mangësitë e konstatuara nga Gjykata në hetimet shtesë. Më herët familjarët e Altin Balliut kanë akuzuar prokurorin e çështjes Edmond Shytko për anësi dhe favorizim të autorit të vrasjes.

“Report TV” zbardhi eksluzivisht pamjet filmike të momentit të vrasjes së Altin Balliut më 17 janar 2019 në qytetin e Korçës. Filmimi, i regjistruar nga kamera e një biznesi në Korçë, hedh dritë mbi atë çfarë ka ndodhur në ekzekutimin barbar të Altin Balliut nga Olger Mustafa ose siç njihet ndryshe në Korçë si “Geri Muçi”. Pamjet filmike të siguruara ekskluzivisht nga “Report TV” tregojnë rrethanat ordinere se si është kryer kjo vrasje në Korçë. Siç shihet në pamje, grupi i të rinjve, ku bënte pjesë dhe viktima Altin Balliu, që në filmime është me xhupin e kuq, ka qenë në rrugë dhe me një sjellje krejt normale. Pasi shokët përshëndeten me njëri-tjetrin dhe takohen, Altin Balliu dhe katër shokët e tij hipin në makinën Benz dhe fillojnë të ecin mbrapsht, për të dalë në rrugën kryesore dhe larguar në banesat respektive. Teksa shohim pamjet filmike, dallohet qartë se pikërisht në këtë moment afrohet një automjet tip “Golf 5”, që drejtohej nga Olger Mustafa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 08/01/2020 17:35

    Shqiperin e mjer e mytën katnart

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë