Vrasja e Arbër Mitros, prokuroria
çon në gjykatë autorin e krimit

Vrasja e Arbër Mitros, prokuroria<br />çon në gjykatë autorin e krimit
TIRANE- Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen e Arbër Mitros, i cili u godit me thikë disa muaj më parë nga banori i një pallati pas një sherri që pati për zhurmat e krijuara teksa loznin futboll. Bëhet fjalë për dosjen në ngarkim të Elton Bajraktari, e cila është dorëzuar në gjykatën e Tiranës për vrasje me dashje, pavarësisht se i pandehuri ka pretenduar se nuk ka dashur të vrasë Mitron. Sipas dosjes penale rezulton se me datë 30.06.2013 në rrugën “Don Bosko”, përballë një bilardoje shtetasi Elton Bajraktari ka qëlluar me grushte dhe më pas me thikë shtetasin Arbër Mitro, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Pas kryerjes së veprimeve të policisë rezultoi se sherri ka nisur kur viktima ka qenë duke luajtur futboll me shokët e tij, duke përdorur një fjalor të papërshtatshëm. Ndërkohë, aty ka qenë duke kaluar edhe Bajraktari, i cili pasi ka dëgjuar se flitej me fjalë banale, i është drejtuar Mitros, duke i thënë që të mos përdorë fjalor të pistë, pasi ky ishte një ambient familjar. “Kjo ka ndodhur përsëri ditën e ngjarjes, por për të njëjtin shkak, e për më tepër që tashmë Bajraktari kishte edhe një inat të akumuluar nga ditët e mëparshme. Përsëri, ai i ka kërkuar shpjegime Mitros të mos fliste ashtu dhe biseda ka degjeneruar në tone të larta. Bajraktari mbante në dorë një thikë dhe ka tentuar të qëllojë Mitron.

Ky i fundit ka tentuar të largohet, por Eltoni është drejtuar me shpejtësi me thikë në dorë për tek Mitro, të cilin e ka qëlluar një herë në gjoks, si dhe me grushte me dorën tjetër. Më pas të dëmtuarin e kanë dërguar në spital ku ka gjetur vdekjen, ndërsa autori Elton Bajraktari është larguar”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë. Më pas autori është dorëzuar në polici, ku është mbajtur dhe procesverbali, si dhe kanë shkuar në banesën e tij dhe kanë sekuestruar mjetin e krimit, që është thikë. Bajraktari është akuzuar për veprën penale të “vrasjes me dashje” si dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. Tashmë, dosja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Tiranës dhe pritet fillimi i gjyqit.
 
 Shkrimi u publikua sot (18.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë