Telefoni i Ruben Saraivës, portugezit 28-vjeçar, i cili iu sekuestrua pas arrestimit në Rabat tashmë është në Shqipëri.
Burime të Report Tv bëjnë me dije se autoritetet marokene ia kanë përcjell homologëve të tyre shqiptarë disa ditë më parë. I riu portugez dyshohet se kishte rolin e ekzekutorit në eliminimin e biznesmenit lezhjan Ardian Nikulaj më 19 prill të këtij viti, brenda ambienteve të hotelit të tij në Shëngjin.
Zbërthimi i komunikimeve të portugezit me anëtarët e tjerë të grupit të vrasësve me pagesë, katër britanikë dhe porositësi Edmond Haxhia, mbi qëllime të hakmarrjes prej konflikteve në disa dekada mes familjeve Nikulaj dhe Lekstakaj, do t’u shërbej hetuesve për t’i shtuar prova të reja ngjarjes së rëndë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se nga ana tjetër, marokenët, të cilët arrestuan Ruben Saraivën më shumë se 6 muaj më parë, pas një kohe të gjatë pa përgjigje, i kanë kërkuar palës shqiptare prova shtesë në kërkesën e Shqipërisë për ekstradim të vrasësit gjakftohtë, në drejtim të Tiranës. Përmes Ministrisë së Drejtësisë pritet të dërgohen në vijim materiale të tjera provash të hetimeve të muajve të fundit mbi ngjarjen, me të cilat do të synohet sjellja e portugezit në Shqipëri.
Të arrestuar në Britani të Madhe janë pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.
Ardian Nikulaj po qëndronte ulur brenda biznesit të tij, kur portugezi, me skafandër hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend. Për kryerjen e kësaj vrasje, Edmond Haxhia mori një armatë të tërë bashkëpunëtorësh të huaj, të cilët për ditë me radhë vëzhguan Nikulajn në hotel për të kronometruar momentin e ekzekutimit. Pas ngjarjes, një pjesë e vrasësve u larguan nga Rinasi dhe të tjerë në rrugë tokësore në Greqi, por shumë shpejt u arrestuan një e nga një.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.4%
-
Jo
31.9%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 583
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edmond Haxhinasto 4 orë në SPAK! Ish-ministri i Transporteve dëshmon për dosjen 'Meta': U thirra për disa çështje të caktuara
12 Nëntor 2024, 13:52
-
Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi me antiplumb në Prokurorinë e Lezhës! Merret dy orë në pyetje: Erdha si turist
9 Nëntor 2024, 10:05
-
Vrasja e Ardian Nikulajt, Gjykata e Lezhës lë në qeli portugezin Ruben Saraiva! Avokati: Të zbardhen mesazhet në Encrochat (VIDEO)
1 Nëntor 2024, 10:45
-
FOTO/ Ja si duket britanikja që u përfshi në vrasjen e Nikulajt, shpërtheu në lot kur u vendos ekstradimi! Biznesmeni i pagoi drekën dhe i gjeti makinë me qira
27 Gusht 2024, 22:10
-
Vrasja e Ardian Nikulajt, flet për herë të parë gruaja e tij: Ruheshim nga shqiptarët prej gjakmarrjes, kurrë se menduam se ‘turistët’ do e ekzekutonin
27 Gusht 2024, 20:53
-
Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Anglia vendos pro ekstradimit të tre britanikëve dhe Edmond Haxhisë
27 Gusht 2024, 12:33
-
Shqipëria letërgaranci Londrës! Ekstradimi i të dyshuarve për vrasjen e Ardian Nikulajt, jo burg përjetë
11 Korrik 2024, 15:24
-
Vrasja e Ardjan Nikulaj, Ruben Saraiva me polici në gjykatë! Kërkon sërish lirinë, i refuzohet
13 Qershor 2024, 14:23
-
Vrasësit e Ardian Nikulajt në gjykatën e Londrës, në 25 mars shqyrtohet kërkesa për ekstradimin e tyre
21 Mars 2024, 19:18
-
Vrasja e Ardian Nikulajt, lihet në burg portugezi Ruben Saraiva! Gjykata e Lezhës i refuzon kërkesën për liri
20 Mars 2024, 10:23
-
I dyshuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva kërkon lirinë! Gjykata e Lezhës vendos më 20 mars! Avokati: S’ka prova se e ka ekzekutuar ai
11 Mars 2024, 10:10
-
Vrasja e Ardian Nikulajt, portugezi i dyshuar si ekzekutori kërkon lirinë! Ruben Saraiva sërish kërkesë në Gjykatën e Lezhës
9 Mars 2024, 09:04