Vrasja e Artan Cukut, ekzekutori tregon porositësit, ikën jashtë

Një vit nga vrasja e ish kryepolicit Artan Cuku, hetimet për këtë krim janë drejt fundit ndërsa atentatori i dyshuar Mikel Shallari merr statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Burime nga prokuroria e krimeve të rënda sqaruan për Report Tv se i riu nga Kucova i prangosur si atentator ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë duke treguar detaje të këtij krimi.

Në dëshminë e tij Shallari ka pranuar se vrasjen ai e ka kryer për llogari të disa personave kundrejt një vlere prej 20 mijë euro por këto para ai si ka marrë asnjëher. Po ashtu sqaruan burimet pas kësaj dëshmije janë shpallur në kërkim disa shtetas si porositës dhe ndërmjetësues të këtij krimi të cilët rezultojnë se pas krimit kanë ikur jashtë vëndit.

Mikel Shallari u prangos dy muaj pas krimit dhe për zbulimin e tij oficerët e hetimit u ndihmuan nga analizat e ADN-s dhe bashkëpunimi me autoritetet Zviceriane. Gjatë fundjavës familjar koleg dhe të afërm të Artan Cukur e përkujtuan atë me anë të një dokumentari dhe një libri ku sipas tyre vrasja e tij është bërë për shkak të detyrës.

Artan Cuku u ekzekutua mbrëmjen e 8 prillit 2017 pranë banesës së tij në "Rrugën e Kosovarëve" pasi kishte dalë nga ambientet e një lokali. Vrasësist e kishin pritur Cukun për rreth dy orë përpara pallatit. I dyshuari Mikel Shallari pas krimit hodhi bluzën në një kazan mbeturinash dhe përmes ADN-së u zbulua se autori ishte i riu nga Kuçova. 


Ish-Komisar Artan Cuku



(Autori i dyshuar i vrasjes Mikel Shallari në Gjykatë)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhino: 06/06/2018 01:06

    Po porositesi sa vite eshte denuar ne mungese? Se VRASESIT ne te semes do te shkoje shume shpejt do tja bejne gropen

    Përgjigju
  • Fredi: 09/04/2018 18:26

    Nje here u pendua, nje here nuk u pendua! I ka thene emrat? Hiqjani dhe ju statusin e bashkepuntoret qe e jema dhe e motra te perfundojne rrugeve. Morti jeten e nje njeriu, nje oficeri te policise dhe tani dashka qe ti mbroni familjen qe polli nje derr si ky. Asnje meshire per keta m*ter dhe familjet e tyre. Shfrytzojini dhe lerini rrugeve.

    Përgjigju
    • Emigranti: 10/04/2018 01:56

      Jam shume dakord me ty dhe ku pak e ka plumbin por do e marre ate qe I takon sepse gjaku nuk behet Ujë . Qelbesire dhe derr I poshter te qifsha motren ty dhe gjithe fisin femra dhe meshkuj. Me litany do varesh vehten .

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja