Vrasja e Azem Hajdarit/ Zbardhen emrat e tre gjyqtarëve të dosjes Haxhiaj

Vrasja e Azem Hajdarit/ Zbardhen emrat e tre gjyqtarëve të dosjes Haxhiaj

Report Tv ka zbardhur emrat e tre gjyqtarëve të dosjes Haxhiaj. Mësohet se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përzgjedhur gjyqtarët Dhimitër Lara, Ndue Dreni dhe Sokol Binaj.

Izet Haxhia, truprojë i ish-kryeministrit Sali Berisha, është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e ish deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari.

Haxhia i icli u ekstradua në Shqipëri nga Turqia ku qëndroi për vite të tëra në arrati, kërkon nga Apeli i Tiiranës që të rihapë nga fillimi procesin gjyqësor që është bërë ndaj tij, në mungesë.

Izet Haxhia nuk ka pranuar asnjëherë të jetë autor i vrasjes së Hajdarit në shatator të vitit 1998. E po ashtu nuk ka pranuar asnjë nga gjyqtarët që janë aktualisht në Apelin e Tiranës. E caktuar më herët ka qenë edhe Fatmir Hajdari, gjyqtarja bashkëshorte e deputetit të ndjerë Azem Hajdari, që bashkë me kolegë të tjerë të saj, nuk janë pranuar nga Haxhia. Fatmir hajdari dha dorëheqjen, ndonëse shorti e kishte përzgjedhur në trupën gjykuese.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhbllokuar edhe 184 çështje të tjera gjyqësore të mbetura pezull, duke ja deleguar gjyqtarëve të tjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja