Vrasja e babait dhe plagosja e të birit në Durrës pas sherrit me shkopa bejsbolli, arrestohet vëllai i viktimës

Vrasja e babait dhe plagosja e të birit në Durrës pas sherrit me shkopa bejsbolli, arrestohet vëllai i viktimës

Makina e demtuar gjate sherrit

Arrestohet një 25 vjeçar lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë babai Armando Baboçi (mban mbiemrin e gruas) dhe u plagos i biri Erald Gjini, pas një sherri të çastit në Durrës. Në pranga ka rënë Enriko Gjini, vëllai i viktimës.

"Pse më sheh" ka qenë ky motivi i sherrit masiv, ku një grup prej 5 personash të konfliktohen fizikisht me sende të forta dhe më pas me armë, duke vrarë 39-vjeçarin Armando Baboçi (Gjini) dhe duke lënë të plagosur djalin e tij, Erald Gjini 19-vjeç.

Të arrestuar për këtë ngjarje janë Klodian Daci, 20 vjeç, Henri Tatasi, 23 vjeç dhe Sergio Tatasi, 20 vjeç, banues në Durrës.

Ka qenë Klodjan Daci i cili ka qëlluar me armë babë e bir, Armando Baboçi (mban mbiemrin e gruas) dhe Erald Gjini. 39-vjeçari mori plumb në bark, e për pasojë humbi jetën ndërsa djali ka marrë plagë në duar, jashtë rrezikut. Ndërkohë, te spitali i Traumës në Tiranë ndodhet një tjetër i plagosur. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin me inicialet H.T., kushëri me të arrestuarit.

Fillimisht sherri nisi mes disa të rinjve me shkopa bejsbolli dhe më pas thirrën "përforcime", ku 19-vjeçari ka përfshirë në sherr babanë e tij ( i cili vdiq) dhe xhaxhanë, e ndërsa pala tjetër shokët e kushërinjtë, duke e mbyllur këtë konflikt për motive banale në mënyrë tragjike.

Njoftimi i policisë:

Bien në prangat e Policisë 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. (Gj). dhe u plagosën shtetasit E. Gj. dhe E. T.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin K. L., 43 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij, shtetasit F. L., 34 vjeç, banues në Kurbin. Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.12.2020, në Fushë Krujë, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit F. V., 44 vjeç dhe B. P., 34 vjeç, banues në Thumanë.

Gjithashtu shtetasi K. L. u konstatua duke mbajtur subjektin e tij të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës  në ngarkim të shtetasit E. Gj., për veprat penale "Vrasja me dashje", "Armëmbajtja pa leje" dhe në ngarkim të shtetasve K. L. dhe F. L., për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë".

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin K. L., 43 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij, shtetasit F. L., 34 vjeç, banues në Kurbin.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.12.2020, në Fushë Krujë, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit F. V., 44 vjeç dhe B. P., 34 vjeç, banues në Thumanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit E. Gj., për veprat penale "Vrasja me dashje", "Armëmbajtja pa leje" dhe në ngarkim të shtetasve K. L. dhe F. L., për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë