TIRANE - Teksa “Dream City” njofton frekuentuesit e tij se për shkak të hetimeve që po kryhen në lidhje me vrasjen e balerinës, diskoteka do të qëndrojë e mbyllur për një javë, qytetarët shprehen se nuk është rasti i parë që në këtë klub nate shënohen incidente të tilla.


Në faqen zyrtare të “Dream City” në Facebook, ku është linçuar njoftimi, komentuesit shkruajnë për pakënaqësitë e tyre dhe për klientelë arrogante në këtë disko. Një komentuese rrëfen një incident të ndodhur më 14 shkurt:

koment dream city

Në fakt historia që denoncohet nga komentuesja është raportuar edhe më herët nga një lexues i Shqiptarja.com në rubrikën RAPORTONI JU. Pavarësisht interesimit të gazetarëve të redaksisë në polici, zyrtarisht nuk është konfirmuar asnjëherë kjo ngjarje.

Veç këtyre precedentëve, një detaj tjetër interesant është se, siç e shikoni nga kjo foto, veç klientëve arrogantë, frekuentues i kësaj diskoteke është edhe gjyqtari i 21 Janarit, Besnik Hoxha. Në rrethin e ngushtë shoqëror ai njihet si një person i cili frekuenton pasivisht jetën e natës në kryeqytet.

bashkim hoxha


besnik hoxha
*Foto: Gjykatesi Besnik Hoxha ne seancen gjyqesore ku u dha pafajesia e te pandehurve per 21 janarin

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)