Vrasja e Balliut në Korçë në 2019,  biseda e dajës mjek dhe motrës së autorit: E kemi ndihmuar disa herë, para dy muajsh ia mbylla një...

Vrasja e Balliut në Korçë në 2019,  biseda e dajës mjek dhe motrës së autorit: E kemi ndihmuar disa herë, para dy muajsh ia mbylla një...

Mjeku Gjergji Gjata

Vrasja e të riut Altin Balliu, 17 ditë pas festimit të Vitit të Ri 2019, tronditi jo vetëm banorët e Korçës, por edhe familjarët e vetë autorit të krimit. Daja i Olger Mustafës, Gjergji Gjata, është një mjek gjinekolog në spitalin me Korçës, ndërsa nga PD-ja lokale e Korçës është propozuar në 2018 dhe si kandidaturë për të garuar në postin e kryebashkiakut të Korçës. Tronditja që kanë pësuar Gjergji Gjata dhe motra e Olger Mustafës, Rezarta.M, pasqyrohet në këtë përgjim telefonik të kryer nga prokuroria e Korçës, vetëm disa orë pasi ishte kryer ekzekutimi me 4 plumba i Altin Balliut. Mes mjekut Gjata dhe mbesës së tij Rezarta, zhvillohet një bisedë e gjatë, ku të dy pranojnë faktin se e kanë ndihmuar Olger Mustafën, duke i mbyllur problemet.

Madje siç del edhe në këtë përgjim mjeku Gjergji Gjata, i thotë motrës së Olger Mustafës se: ”unë, edhe para dy javësh i mbylla një, para dy muajsh është mbyllur një, dakord".

Dhe nga ana tjetër Rezarta ia kthen se: ”I di unë, dëgjo unë e dija përfundimin në atë rrugë që kishte nisur po puna është që ishalla s’kemi pse marrim në qafë të tjerët, për zotin ti maksimumin dhe unë jo maksimumin por maksimumin e maksimumeve”.

Sërisht në këtë bisedë të përgjuar mjeku ia kthen se: "Është e pafalshme kjo që ka bërë, dhe jo më larg se para dy muajsh e kam porositur, i thashë që jo vetëm na vjen turp, s’ke mirë për vete, po na vjen turp nga të tërë miqtë, nga tërë shokët nga tërë ndihma që të është dhënë”.

Olger Mustafa, me një vendim të gjyqtares Flojera Davidhi u lirua në nëntor 2017 me kusht nga burgu i Korçës, ku ishte dënuar me 12 vite burgim për tentativë vrasje në dëm të Marko Hysollit. Një nga argumentat që ndikuan në lirimin me kusht të tij ishte pretendimi se ai vuante nga “hernia diskale”.

Por Mustafa nuk u vu kurrë në shërbim prove, pasi dosja e tij nuk ishte e regjistruar në këtë shërbim. Pa kaluar një vit nga lirimi me kusht, Mustafa vrau në 17 janar të 2019 Altin Balliun.

Biseda e mëposhtme tregon situatën dhe tronditjen që ka marrë mjeku Gjergji Gjata dhe motra e autorit të dyshuar të vrasjes. Përgjimi mes dajës e mbesës është kryer mëngjesin e 18 janarit dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë.

Biseda:

Mjeku:– Arta

Arta:– Daja, hë mo, ça po bën

Arta:– Po Geri e paska bërë atë gjë mo daja

Mjeku:– Po ka dyshime, S*** po më thotë tashi që dyshojnë për atë

Arta:– Mua F** më tha tani

Arta:– Që e ka nxjerrë televizori, lajme nuk e di

Mjeku:– Ë po ja S*** tashi e morën dhe i thanë që emri s’ka dalë, ky dyshohet, më dëgjon

Arta:– Të dëgjoj të dëgjoj

Mjeku:– Po e më daja ça t’i bësh tashi. Ja, i kemi folur edhe herëpas here

Arta:– Jo jo, nuk është se merr vesh

Mjeku:– Unë edhe para dy javësh i mbylla një, para dy muajsh është mbyllur një, dakord

Arta:– I di unë, dëgjo unë e dija përfundimin në atë rrugë që kishte nisur po puna është që ishalla s’kemi pse marrim në qafë të tjerët pa, për zotin ti maksimumin dhe unë jo maksimumin por maksimumin e maksimumeve

Mjeku:– Nuk e di se ç’është bërë, dhe unë dëgjova dje, më erdhi S*** më tha kshu, kshu, se ishte pallati atje, poshtë

Arta:– Po e di unë po e kam parë që në orën dmth kur ndodhi, më tha F***i ke folur me të shpisë, kam folur i thashë

Mjeku:– Unë isha roje, vjen S*** më thotë, kë të pyesësh s’dimë, në s’dimë

Arta:– Jo nuk e jepte, unë tërë natën kam ndenjur kam ndenjur zgjuar se shikoja telefonin nuk e jepte

Mjeku:–Është e pafalshme kjo, dhe jo më larg se para dy muajsh e kam porositur, i thashë që jo vetëm na vjen turp, s’ke mirë për vete, po na vjen turp nga të tërë miqtë, nga tërë shokët nga tërë ndihma që të është dhënë.

Arta:– Ai pi gjëra dhe ato i japin fortësi që bën, unë e mora këtej, e vizitova, ilaçet ia dërgova

Mjeku:– Edhe për vit të ri i fola, ishte i paorientuar fare, sa nisje një muhabet tund kokën

Arta:– Po po pi lloj e lloj gjërash. Ato i japin, ato e çuan radhën e parë atje dhe ato po e çojnë këtë radhë, po këtë radhë hyn e s’del më, nëse e ka bërë...

Arta:– Na mori në qafë për zotin

Mjeku:– Nuk e di fare fare fare, na e uli kokën, na vjen turp, për vete e mori jetën e tij në qafë se tashti do bëjë dhe ato të tjerat de, përveçse kjo është shumë e rëndë.

Mjeku:– A i kanë pasur fajet ata, i ka pasur fajet ky...

Arta: – Daja kushdo që t’i ketë pasur fajet me jetën nuk, nëse jeta bëhet kështu nuk ka justifikime. Le t’i marrë vetë përsipër të gjitha gjërat, në familjen time, me një mijë e një gjëra duke i mbështetur, për zotin nuk di çfarë të them, s’e di. Tërë natën s’kam fjetur ...

Arta:– Po çar mos i mungon ndonjë gjë, për zotin duke ja dërguar tërë gjërat muaj për muaj

Mjeku:– Nuk bëhet njeri ku di unë

Arta:– Mos i mungonte ndonjë gjë

Mjeku:– Nuk bëhet njeri, nuk bëhet njeri. Rezarta më vjen shumë keq daja po ti e di se ç’kemi bërë e ç’kemi ashtu

Arta:–Për zotin unë çuditem nga një familje që na ka rritur mami me aq mundime nuk e di për zotin.

Mjeku:– Kjo ishte, kjo ishte jo e tepërt po kjo ishte e paimagjinueshme, e paimagjinueshme, e paimagjinueshme, për zotin

Arta:– Daja nuk i kemi asnjë kusur asnjë njeriu në këtë botë e të gjithë e dimë se ai nuk ëëëë..., s’u zu as për ne as për...

Arta:– Po kur i bën veprimet me kokën e tij...

Mjeku:– Edhe kur kemi bërë një muhabet me time motër, i kam thënë motër se problemi është i tillë...

Arta:– Na vjen zor, na vjen zor nga njerëzit, ta mbështesësh në të gjitha gjërat nuk e di. Nuk e di daja nuk e di, akoma nuk ashtu, ai s’ka ay i del i fikur celulari, në mami nuk ka shkuar njeri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Prandaj duhet qe Kriminelet e Droges ne Burg per jete..: 02/02/2020 18:26

    Si te shkateron Droga...Alucacione Skizofrenie,,Si AI Serbi apo Lulushka apo AI Spahia..etj me rradhe . Tani. SPAK. do ju veri te gjithe ne shinat e Drejtesise ... Iku Ajo kohe ,,Toke e zanun..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vinicius zgjidhet lojtrari më i mirë i vitit, çmimet e

Vinicius zgjidhet lojtrari më i mirë i vitit, çmimet e "Globe Soccer"! Dominon Real Madrid