Vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, hetuesit: Autori e kreu i qetë krimin! Fshiu filmimet nga kamerat e sigurisë

Vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, hetuesit: Autori e kreu i qetë krimin! Fshiu filmimet nga kamerat e sigurisë

Xhani Topalli

Autori i vrasjes së biznesmenit shqiptar në ishullin Rodos të Greqisë, Xhani Topalli, e ka kryer krimin me gjakftohtësi dhe në gjendje të qetë shpirtërore. Mediat greke kanë zbuluar të tjera detaje mbi rrethanat e ngjarjes si dhe urdhër-arrestin e lëshuar për 53-vjeçarin, pronari i një hoteli i cili vrau kontraktorin shqiptar.

‘Më datë 28.08.2022, së bashku me të bashkakuzuarit, duke vepruar me vendim të përbashkët dhe me qëllim të përbashkët, duke qenë në gjendje të qetë shpirtërore, i kanë marrë jetën Xhani Topalli. Më konkretisht në hotelin në pronësi të tij, pranë koshëve të plehrave, duke vepruar së bashku me djalin e tij, ato kanë përdorur një litar blu, të cilin e kanë mbështjellë me dhunë rreth qafës së 46 vjeçarit shqiptar, duke e shtrënguar dhe duke i sjell vdekjen. Më pas trupin e kanë vendosur një makinë në pronësi të të akuzuarit dhe e kanë hedhur në një zonë të shkretë malore në Psinthos.’- thuhet në urdhër-arrestin e lëshuar për shqiptarin.

Po ashtu hotelieri grek ka urdhëruar teknikun që të fshijë videot nga kamerat e sigurisë së hotelit, me qëllim eliminimin e gjurmëve të veprimit të tij.

Megjithatë në një raport të mjekësisë ligjore, pas ekspertizës së trupit të viktimës, u kontatuan edhe dy plagë të mprehta në kokë, të cilat i shkaktuan një dëmtim në tru, që mund të ketë çuar në vdekjen e tij. Vrasja e 46-vjeçarit shqiptar ndodhi mbrëmjen e së dielës më 28 gusht, ditën kur edhe u zhduk

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave