TIRANE- Të paktën 5 numra telefoni janë vënë në përgjim, ndërsa rreth 10 persona ndodheshin dje të shoqëruar, një ditë pas atentatit të rëndë, ku mbeti i vdekur biznesmeni i kromit. Përfaqësues nga Policia e Tiranës shkuan dje në Burrel e Bulqizë në mënyrë që t’i shtrijnë hetimet për vrasjen e 2 ditëve më parë në rrugën “Mihal Grameno", në Tiranë, ku Hasan Talja, 42-vjeçari nga Bulqiza, u qëllua me breshëri kallashnikovi përpara shtëpisë së tij rreth orës 20:50 minuta, ku 3 plumba i morën jetën.
Talja banonte në rrugicën “Bajram Allaraj”, afër rrugës “Mihal Grameno”, pranë Qytetit Studenti, në Tiranë. Janë shoqëruar 10 persona të gjithë banorë nga zona e viktimës 42-vjeçarit Hasan Talja. Policia tha se 42-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak se plumbat i kishin prekur organet jetësore.
Hetimet
Momentalisht policia dyshon se vrasja e ndodhur në Tiranë ka lidhje me ekzekutimin e 20 prillit të 2013 në Bulqizë, ku mbeti i vrarë Shefqet Shehu dhe u plagos vëllai i tij, Vehabi. Sipas të njëjtit burim ngjarjet lidhjen me larjen e hesapeve mes grupeve që menaxhojnë minierët e kromit në Bulqizë. Vetë familjarët të pyetur nga policia mësohet se nuk kanë dhënë detaje apo pretendime për kërcënime apo përplasje të mundshme të Taljas, që mund të ishin dyshime për motivin dhe autorët e ngjarjes. Mbrëmjen e 2 ditëve më parë Talja u konfliktua pranë Tregut Elektrik dhe më pas është ndjekur dhe është qëlluar rrugës për në banesë.
Paraprakisht mësohet se viktima kishte në pronësi disa biznese në vendlindjen e tij, në Bulqizë, mes tyre dhe disa galeri miniere. Vëllai i tij, Sabah Talja është arrestuar nga policia në qershor të vitit 2012, pasi iu gjetën në makinë rreth 300 kg tritol, që dyshohet se do të përdorej për shpërthimet në zonën D të minierës së Bulqizës. Talja u arrestua kur po e transportonte dinamitin pa leje dhe pa fletë shoqërimi, me makinën tip Benz me targa të Tiranës 4304 S. Policia po kryen verifikimet dhe hetimet përkatëse për ngjarjen e rëndë. Policia dyshon se vrasja ka motiv tërësisht përplasjet e viktimës gjatë aktivitetit të nxjerrjes së kromit në minierat e Bulqizës.
Përplasjet më të dhunshme mes bosëve të mininierave
Më 21 prill të këtij viti është shënuar një vrasje. Konflikti i nisur 4 vite më parë për një galeri kromi në Bulqizë, ka shkaktuar dje një të vrarë e dy të plagosur. Dy vëllezërit Shehu janë qëlluar me pistoletë brenda në një local, 20 metër larg Komisariatit të Policisë së Bulqizës. Dy vëllezër, Shefqet dhe Vehad Shehu janë qëlluar me pistoletë, teksa ishin ulur në tavolinën e një lokali. Plumbat në kokë dhe pjesët tjera të trupit i kanë marrë jetën menjëherë 42-vjeçarit Shefqet Shehu, i njohur si biznesmen kromi në zonën e Bulqizës. Ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur vëllai i tij, Vehadi, për të cilin fillimisht u raportua se kishte vdekur.
Muajt e fundit Policia e Shtetit bllokoi me dhjetra kamionë me krom pa fatura, që nga Bulqiza shkonin drejt portit të Durrësit. Deri tani 6 persona kanë vdekur për konfliktet në galeritë e kromit. Policia evidenton plagosjen e D. Tançit si pikënisje të disa sherreve, ndërsa nga përleshja mes grupit të I.Jangullit, D.Gjetës dhe atij të I.Duriçit është ekzekutuar një person i pafajshëm. Mes raporteve të policisë citohen galeritë 60,48, 63, etj, si më të rrezikshmet, ashtu si galeria “B” apo “D”. Bosë si E dhe B.Çupit kontrollojnë disa linja bashkë me E.Ketën apo L.Tërnovën.
Shkrimi u publikua sot (19.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Tahiri: Nuk mund të zhbëjmë krimin në 4 muaj