Vrasja e Boçit para të dashurës,
shkak pazaret e drogës,hasmëria
Atentati/Boçi u qëllua me 5 plumba
Emiljano Boçi u qëllua në sy të dashurës dhe shokut të tij. Autori përdori silenciator. Autori ka qëlluar nga pjesa e pasme e makinës "Range Rover" në drejtim të vendit të shoferit çka tregon se objektivi ka qenë pikërisht viktima. E dashura e 32-vjeçarit i ka shpëtuar mrekullisht plumbave të këtij atentati, ndërsa mësohet se ka qenë ajo e cila ka njoftuar forcat e policisë.
Një atentat me armë zjarri i mori jetën mbrëmjen e së dielës në Tiranë pranë ish-Parkut të Autobusëve, 32-vjeçarit, Emiljano Boçi. Ai u qëllua për vdekje në automjetin e tij menjëherë pasi doli nga një restorant në kryeqytet i shoqëruar nga e dashura e tij dhe miku i tij Melvin Disha, 27-vjeç i cili mbeti i plagosur.
Autori ka qëlluar nga pjesa e pasme e makinës "Range Rover" në drejtim të vendit të shoferit çka tregon se objektivi ka qenë pikërisht viktima. E dashura e 32-vjeçarit i ka shpëtuar mrekullisht plumbave të këtij atentati, ndërsa mësohet se ka qenë ajo e cila ka njoftuar forcat e policisë. Banorët përreth nuk kanë dëgjuar të shtëna, çka shton dyshimet se atentatori ka përdorur armë me silenciator.
20 persona të shoqëruar
Policia ka shoqëruar rreth 20 persona të dyshuar për ngjarjen, por pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë. Burime nga policia bëjnë të ditur se pistat ku po heton policia është ajo për pazaret e drogës, pasi mësohet se Boçi lëvizte vazhdimisht në Gjermani dhe Holandë dy vitet e fundit ku dyshohet se merrej me trafik kokaine, ndërsa një tjetër pistë është edhe ajo e hakmarrjes.
Kjo për shkak se Emiljano Boçi ka qenë një person i njohur për policinë e kryeqytetit. Në 2010 në Selitë, Boçi dhe shoku i tij Roland Hoxha u përplasën me armë zjarri me Astrit Malajn dhe Artur Treskën, një sherr banal i nisur nga fjalët "pse më sheh". Nga përplasja Treska dhe Boçi mbetën të plagosur, ndërsa ky i fundit u dënua për tentativë vrasje dhe para dy vitesh arriti të dalë nga burgu.
Autori u largua nga dikush tjetër
Momenti kur është qëlluar në drejtim të makinës “Range-Rover”, në zonë nuk ka patur kamera sigurie. Personi që ka qëlluar me silenciator dyshohet se është ndihmuar nga dikush tjetër për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima dhe i plagosuri kishin pak ditë që ishin rikthyer nga Gjermania. Dëshmia e shokut të viktimës, Melvin Disha pritet që të jetë kyçe në zbardhjen e ngjarjes nëse ka arritur që të identifikojë personin që e qëlloi me armë. Policia ka nisur hetimet në konfliktet e vjetra të Boçit për të shkuar në gjurmët e autorëve, ndërsa janë shoqëruar disa persona deri tani.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
44.4%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9896
Lajme të tjera
-
Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidencialeve në Mal të Zi! Gjukanoviç përballë Millatoviç
2 Prill, 07:17
-
Analistët: Suksesi i marrëveshjes Kosovë-Serbi varet nga angazhimi aktiv i BE, SHBA
2 Prill, 07:12
-
Akuzat se ka pakt të fshehur me Berishën, Gazment Bardhi: Me të nuk më lidh më as e shkuara! Intriga të vogla për të përçarë edhe më tej PD-në
2 Prill, 06:55
-
Sot bëni kujdes, do të ketë surpriza në dashuri dhe në punë! Parashikimi i yjeve për sot
2 Prill, 06:46
-
'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)
1 Prill, 22:51
-
Kulmi i 'etheve' parazgjedhore në Turqi, pakujdesia e rivalit kryesor të Erdoganit me 'qilimin e lutjes' ngjall reagime të shumta
1 Prill, 22:50
-
Oltës nuk i del inati me Luizin edhe jashtë shtëpisë së 'BBVA': Ja lashë vetë fitoren, do ta 'përndjek'
1 Prill, 22:50
-
VIDEO/ Interi e pëson nga Fiorentina, Bonaventura nderon 'Vjollcët'! Juventus tri pikë në shtëpi
1 Prill, 22:40
-
VIDEO/ 1 gol nderon Juventusin, 'Zonja' - 3 pikë nga zona evropiane
1 Prill, 22:38
-
'Më ka harruar', takimi prekës i Oltës me djalin brenda shtëpisë së BBV
1 Prill, 22:23
-
Sylvinho merr lajmin e mirë, Keidi Bare lë pas dëmtimin dhe luan në La Liga
1 Prill, 22:19
-
Donald Trump kritika për gjykatësin që do shqyrtojë çështjen e tij penale
1 Prill, 22:14