TIRANË - Politika shqiptare ka denuar ashpër vrasjen makabre të ndodhur mbrëmjen e 3 korrikut në Dukagjin të Shkodrës, ku u qëlluan me armë zjarri dhe humbën jetën 2 turistë çek.

Njëzëri krerët e politikës kanë bërë thirrje për identifikimin sa më të shpejtë të autorëve duke e cilësuar ngjarjen tepër të rëndë dhe macabre. Disa e kanë quajtur një ngjarje e cila ngjan e njëjtë me aktet kanibale.
 
Partia Demokratike: Të bëhet një hetim i shpejtë e energjik për autorët
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Dukagjin të Shkodrës, ku u vranë në mënyrë barbare me armë zjarri çifti i turistëve çek. Demokratët u kërkojnë strukturave përgjegjëse shtetërore të marrin të gjitha masat për një hetim të shpejtë dhe energjik për kapjen dhe vendosjen para ligjit të autorëve të këtij krimi të shëmtuar

Reagim i plotë i Partisë Demokratike
Partia Demokratike dënon ashpërsisht vrasjen makabër të dy qytetarëve çekë dhe kërkon nga strukturat përgjegjëse shtetërore të merren të gjitha masat për një hetim të shpejtë dhe energjik për kapjen dhe vendosjen para ligjit të autorëve të këtij krimi të shëmtuar. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion në lidhje me këtë ngjarje kriminale të ndihmojë në hetimin e saj duke informuar organet e rendit dhe të prokurorisë 
 
Berisha: Qeveria të trefishojë shumën për ata që japin informacion të saktë për autorët
Në lidhje me humbjen e dy turistëve çek në Dukagjin ka reaguar edhe ish-Kryeministri, Sali Berisha. Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook”, Berisha i ka kërkuar qeverisë të trefishojë shumën dhe të garantojë siguri të plotë për personat që japin informacionin e saktë për autorët e kësaj vrasje si dhe vendodhjen e tyre.
Duke shprehur ngushëllimet për familiarët e dy viktimave Berisha e cilëson një vrasje të pabesë, një krim horror dhe një ngjarje të njëtë me aktet kanibaleske, vrasjen me armë zjarri tëe 2 turistëve çek në Dukagjin.
 
Status i plotë i Sali Berishës
Nje vrasje e pabese, nje krim horror, i njëjtë me një akt kanibalesk!
Vrasja mbremshme e dy turisteve çek eshte atentat i rende ne moralin, virtutin e mikpritjes dhe kodin e saj.Ky akt eshte nje krim horror, nje vrasje e pabese, e njejte me nje akt kanibalesk. Duke shprehur ngushllimet me te sinqerta familjeve te viktimave, ju bej thirrje qytetareve te Prekalit dhe te te gjithe zones te informojne Prokurorine per çdo te dhene qe kane per kete ngjarje qe ka tronditur kaq thelle sot shqiptaret.
I kerkoj qeverise te trefishoje shumen dhe te japi çdo garanci tjeter per personin apo personat qe do japin informacionin e sakte per autoret e kesaj vrasje, qe na ben te skuqemi sot te gjithve, si dhe vendndodhjen e tyre! sb

 
Meta dënon ngjarjen në Dukagjin: Akt barbar,dëmtuam rëndë imazhin 
Ngjarjen e mbrëmjes së djeshme në Prekal të Shkodrës e ka dënuar me ashpërsi kreu i kuvendit Ilir Meta. Ai e ka quajtur akt barbarë vrasjen në mënyrë brutale të dy turistëve çek.  Meta thotë se dy turistët çek kishin ardhur të eksploronin bukuritë e natyrës shqiptare dhe për të shijuar mikpritjen tonë.
Dy turistët çek, njëri prej të cilëve vinte për herë të dytë në shqipëri u vranë në mënyrë barbare më armë zjarri teksa udhëtonin me makinën e tyrë dhe ktheheshin nga Thethi për në Shkodër.

Akte të tilla dëmtojnë rëndë imazhin e vendit si nje destinacion turistik dhe kerkon nga organet kompetente të marin të gjitha masat që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, - e cilëson ngjarjen kreu i kuvendit Ilir Meta.
Meta u shreh solidaritetin familjeve të dy turisteve të vrarë dhe kërkon nga organet e zbatimit të ligjit të veprojnë me shpejtesi dhe të vendosin përpara drejtësisë autorët e këtij akti barbar, i cili bie ndesh me traditat e mikpritjes, bujarise dhe beses së krahinës së Dukagjinit dhë gjithë popullit shqiptar.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)