Vrasja në mënyrë barbarë e dy turistëve çek, 27 dhe 36 vjeç ka shkaktuar reagime të opinionit publik. Shumë komente të qytetarëve në rrjetet sociale e dënojnë këtë ngjarje duke e quajtur një krim monstruoz e barbarë që nuk i ka hije shqiptarëve.
Të shumtë janë ata që shprehen se dënimi që duhet të marrë autori i kësaj vrajse, Sokol Mjacaj duhet të jetë maksimal.
“ Duhet varur, duhet vrarë, duhet dënuar me vdekje”, - këto kanë qenë disa nga komentet qytetarëve.
Kryetari i Fondit Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL), Xhelal Mehmeti ka kërkuar varjen e të dyshuarit për vrasjes e dy turistëve çekë në zonën e Shkodrës, Sokol Mjacaj.
“Nëse Qeveria Rama, don me ngrit zhvillimin turistik, duhet të ndodh kjo ne foto, përndryshe ftoj gjith Turistat Shqiptar bojkot pushimeve ne Shqiperi, duke filluar nga vetja ime.Un nuk shkoj me fam në Shqipëri, derisa kriminaliteti lulzon”,- shkruan Mehmeti në faqen e tij në Facebook.

Ndërsa, Prifti, Gjergj Pashk Meta, duket se ka dalë ndryshe nga të tjerët në reagimin e tij për ngjarjen. Ai shkruan se nuk mund të ketë njeri monstër, por ka krim monstruoz. Duke u shprehur kështu ai i drejtohet Mjacajt, duke i thënë se ka akoma kohë që brenda vetes të ribëjë gjurmët e mirësisë e njerëzisë që janë të heshtura e të përgjumura.
“Ka krime monstruoze, por jo monstra!
Refuzoj çdokend e çdo përkufizim që i thotë një njeriu te krijuar ne shembellimin e Zotit monstër! Zoti nuk krijon monstra!
Sokol ti ke bere nje krim monstruoz, sikurse kane bere shume ne keto vite nga 91' e mbrapa ne Shqiperi, dhe per kete do te denohesh! Por ti Sokol nuk je monster! Ti nuk me lexon sigurisht, por une po te them sot me plot bindjen se nese ti do, ke akoma shansin te rigjesh brenda vetes gjurmet e pashlyera te miresise e te njerezise qe tani jane te heshtura e te pergjumura endoshta edhe te plagosura rende, por jo te vdekura!
Ti Sokol nuk je monster!”, - shkruan Gjergj Pashk Meta.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com