Vrasja e CEO-s së UnitedHealthcare, mijëra amerikanë kërkojnë lirimin e autorit, dërgojnë para për mbështetje: Lironi Luigin

Vrasja e CEO-s së UnitedHealthcare, mijëra amerikanë kërkojnë lirimin e autorit, dërgojnë para për mbështetje: Lironi Luigin

Luigi Mangione

Pas arrestimit të Luigit Magnione si i dyshuari kryesor për vrasjen e CEO-t të UnitedHealth Brian Thompsin, publiku amerikan ka kërkuar lirimin e tij. Pavarësisht dënimit për vrasje, shumë amerikanë shohin në fytyrën e 26-vjeçarit Luigi Maggione një hero popullor, një personazh të famshëm dhe një njeri mjaft të paraqitshëm. Pas publikimit të fotove të tij, mbështetja për lirimin e tij është shtuar.

Në fakt, mijëra persona kanë dhuruar para për të përballuar shpenzimet ligjore të 26-vjeçarit, duke e shoqëruar donacionin me mesazhe mbështetjeje për të riun apo kënaqësi për rezultatin e veprimeve të tij. Në Nju Jork, ku ndodhi vrasja, në mure janë shfaqur postera me mbishkrimin “kërkohet” dhe foto të drejtuesve të kompanive. Faqet e internetit po shesin produkte të frymëzuara nga akti i Mangione, si dhe kapele me mbishkrimin "CEO Hunter".

Pakënaqësia ndaj sistemit të sigurimeve shëndetësore

Shumë mesazhe të postuara në faqen e internetit për mbledhjen e fondeve GiveSendGo tregojnë pakënaqësinë e thellë që shumë amerikanë kanë me sistemin e sigurimit shëndetësor të vendit. Kompanitë amerikane të sigurimeve refuzojnë të mbulojnë shumë trajtime dhe të rimbursojnë pacientët për shtrimet në spital, ndërkohë që ka pabarazi në rritje mes të ardhurave. “Mohimi i njerëzve për mbulimin e kujdesit shëndetësor është vrasje, por askush nuk po përballet me akuza për këtë”, shkroi një donator, duke e quajtur vrasjen e Thompson “vrasje të justifikueshme”.

Që nga e mërkura, më shumë se 31,000 dollarë ishin mbledhur në GiveSendGo. Magione po mbahet në një burg në Pensilvani me akuza për posedim armësh dhe falsifikim identiteti, ndërsa prokurorët në Nju Jork po kërkojnë ekstradimin në atë shtet. Avokati i tij tha se ai planifikon të deklarohet i pafajshëm për akuzat në Pensilvani.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Znnsnsn: 12/12/2024 16:30

    "...publiku amerikan ka kërkuar lirimin e tij." Mijera vetet jane publiku te zgjuar?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Tensione dhe sherr në Parlament, Gogu i përgjigjet Bardhit: Laje gojën nga akuzat për babin e Zenit dhe Nokën, pastaj merru me PS

Tensione dhe sherr në Parlament, Gogu i përgjigjet Bardhit: Laje gojën nga akuzat për babin e Zenit dhe Nokën, pastaj merru me PS