TIRANË - Drejtësia shqiptare arrin të ekstradojë dy personat e dyshuar për vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj. Arben Frroku ka mbërritur rreth orës 17:10 në aeroportin e Rinasit, me avion nga Athina. Në aeroportin e Rinasit tashmë janë vendosur forca të shumta sigurie. Ndërsa Jak Jaku është esktraduar nga Greqia dje në rrugë tokësore.
Lajmi është konfirmuar për "A1 Report" nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Sipas burimeve Jaku është ekstraduar mbrëmjen e djeshme ndërsa Arben Frroku i cili është dhe i dyshuari kryesor për ngjarjen e rëndë është ekstraduar ditën e sotme.
Pasi ka përfunduar procedura e verifikimit në ambientet e komisariatit të Rinasit, forcat speciale morën në dorëzim në masa të rrepta sigurie të dyshuarin kryesor për vrasjen e Komisar Lamajt. Ndërsa ende nuk është vendosur se ku do të qëndrojë i dyshuari kryesor.
Pas 10 muajsh gjykime në Greqi, është vendosur ekstradimi i tij në Shqipëri. Në ambientet e jashtme të aeroportit të Rinasit në momentin e mbërritjes së të Arben Frrokut, ndodhej edhe avokati i tij. Frroku ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në orën 17:10, me avonin e linjës Athinë-Tiranë, ndërsa është shoqëruar gjatë esktradimit nga forcat e interpolit dhe të policisë së Athinës.
Frroku dhe Jaku u arrestuan disa orë pas vrasjes së Lamajt në Selanik të Greqisë, ndërsa asokohe Policia e Shtetit do të deklaronte se kishte identifikuar autorët e ngjarjes.
Në 10 muaj përballje me gjyqësorin grek, Arben Frroku dhe Jak Jaku nuk mundën t'i shmangeshin ekstradimit dhe është çështje orësh që dy të dyshuarit të vihen në dispozicion të drejtësisë shqiptare.
I ekstraduari i parë, Jak Jaku është vendosur në një burg të sigurisë së lartë në kryeqytet. Ndërsa ende nuk dihet se ku do të qëndrojë Arben Frroku. Ata do të meren në pyetje nga Prokurorë të Krimeve të Rënda.
Arben Frroku, akuzohet se më 24 shkurt të këtij viti, ka organizuar ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, në një pritë në hyrje të pallatiti ku banonte ai, ndërsa asnjëherë kjo akuzë nuk është pranuar.
Vetë Frroku ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, ndërsa sipas organit të akuzës gjithçka që lidh Arben Frrokun me vrasjen është e provuar dhe me fakte shkencore të cilat do të përdoren në gjykim.
Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vrasja e Komisariati Lamaj dhe fotoja e kupolës së Policisë së Shtetit