TIRANË - Apeli i Krimeve të Rënda ka lënë në qeli Arben Frrokun, i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Greqia, dhe është i dyshuari i parë i drejtësisë shqiptare për vrasjen e kryekomisariat Dritan Lamaj. Vendimi është dhënë sot nga gjykatësja Dhurata Haveri, e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda në kryeqytet për masën e sigurisë “arrest me burg” për Arben Frrokun.

Me anë të një kërkese drejtuar Apelit të Krimeve të Rënda. Avokati i Frrokut, Tonin Prendi, kërkoi nga gjykata lirimin e klientit të tij. Por pas lënies në fuqi të masës arrest me burg, Prendi deklaroi se do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë me anë të një rekursi.

Kryekomisari i Kombinatit, Dritan Lamaj u ekzekutua më 24 shkurt 2013, ndërsa i dyshuari kryesor për drejtësinë shqiptare nga moment i parë e deri më tani, si person që ka lidhje me vrasjen, sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, rezulton biznesmeni Frroku.

Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)