Vrasja e dyfishtë në Gjirokastër
autori u nervozua nga diabeti

Vrasja e dyfishtë në Gjirokastër<br />autori u nervozua nga diabeti
GJIROKASTER- Shkaku i vrasjes së dyfishtë në Gjirokastër, ku rapsodi i njohur Nexhmi Mustafaraj vrau gruan dhe veten, mendohet se ka ardhur për shkak të nervozizmit të momentit të autorit të krijuar nga sëmundja e diabetit. Themeluesi dhe këngëtari i njohur i grupit polifonik “Kurora Labe” mësohet se vuante prej disa kohësh nga kjo sëmundje, por nuk përjashtohet mundësia se para krimit, ai po diskutonte me gruan për një borxh, që nuk donte që të mësohej nga e bija, e cila ishte e pranishme, kështu që kjo gjendje e ka nervozuar jashtë mase, duke e çuar drejt aktit të rëndë.

Policia
Grupi hetimor nga policia e Gjirokastrës bëri të ditur se mjeshtri i polifonisë njihej si një njeri i qetë dhe që nuk kishte pasur më parë konflikte familjare. Por, gjendja shëndetësore e tij dhe e të shoqes dyshohet se kanë ndikuar në debatin e momentit mes tyre, që më pas solli krimin e rëndë. Sipas të dhënave, bashkëshortja e tij, Zenjebi, vuante prej disa kohësh nga një sëmundje, për të cilën kishte pasur edhe ndërhyrje kirurgjikale, ndërkohë që vetë rapsodi Mustafaraj vuante nga diabeti.

Nga informacionet e mbledhura prej familjarëve të viktimave, grupi hetimor mendon se 57-vjeçari ka pasur irritim të momentit për shkak të ngritjes së nivelit të sheqerit, kështu që ka debatuar me të shoqen. Por, sqarime më të plota në lidhje me këtë pritet të japë vajza e çiftit, me profesion avokate, e cila ka qenë e pranishme në momentin e nisjes së debatit, pasi më pas burrë e grua kanë hyrë në dhomën e gjumit, ku ka ndodhur edhe vrasja e dyfishtë.

Borxhi
Megjithatë, kjo nuk është pista e vetme që ndiqet nga policia për zanafillën e debatit mes çiftit, pasi nga të dhëna të pakonfirmuara zyrtarisht flitet se ata kanë diskutuar edhe për një borxh. Sipas informacioneve policore, autori Nexhmi Mustafaraj, njëkohësisht edhe viktimë e tragjedisë, rezulton një ish i dënuar me dy vjet burg për lëndë narkotike. Prej asaj kohe, këngëtari i polifonisë labe mendohet se ka mbartur borxhe dhe gjatë debatit me gruan, autori dyshohet se ishte në presion që ky fakt të mos mësohej nga vajza e tyre 26-vjeçare. Për këtë arsye, policia dyshon se ata u futën në dhomën e gjumit, ku dhe u vranë. Nexhmi Mustafaraj një ish-efektiv policie, njihej në opinion si mjeshtri i polifonisë labe. Ka qenë marrës dhe kthyes i disa grupeve polifonike të Gjirokastrës si dhe pjesëmarrës aktiv i ansamblit “Çerçiz Topulli” në këtë qytet.

Nexhmi Mustafaraj është fitues i tre çmimeve të para dhe të dyta në aktivitete të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, me bazë folklorin. Sipas të dhënave të grupit hetimor, gjithçka ndodhi rreth orës 15.30 të së martës. Nexhmi Mustafaraj ka debatuar për një konflikt të çastit me bashkëshorten e tij. Në ato momente, në banesë ndodhej edhe vajza e tyre 26-vjeçare, Suela Mustafaraj, me profesion avokate. Në këto kushte, Nexhmi Mustafaraj i ka kërkuar bashkëshortes që të mos debatonte në sy të vajzës dhe kanë shkuar në dhomën e gjumit, ku kanë mbyllur derën me çelës. Pas rreth 5 minutash, ai ka vrarë të shoqen me plumb në nofull dhe veten me plumb në zemër.

Shkrimi u publikua sot (17.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë