Vrasja e dyfishtë në Kurbin/ Pranga mjekëve që po mjekonin ilegalisht autorin! Në kërkim 3 bashkëpunëtorë të tjerë

Policia jep njoftimin e plotë lidhur me vrasjen e dyfishtë më 30 maj në Kurbin.

"Finalizohet operacioni policor i koduar "Klinika". Operacioni  nga DVP Lezhë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Zbardhet vrasja e dyfishtë e ndodhur në Kurbin, në orët e mbrëmjes së datës 30.05.2020.

Kapet dhe vihet në pranga autori kryesor i vrasjes së dyfishtë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim” dhe "Armëmbajtja pa leje”. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dhe tre bashkëpunëtorët në vrasje.

Gjithashtu, gjatë operacionit janë vënë në pranga edhe dy mjekë që mjekonin ilegalisht autorin e vrasjes në një klinikë private në Tiranë.  Në vijim të punës profesionale dhe hetimore të bërë nga  grupi i posaçëm hetimor, i ngritur me specialistë nga Drejtoria për Krimet Kundër Personit në Departamentin e  Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, bazuar në informacionet e marra, në bashkëpunim me DVP Tiranë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Klinika".

Në kuadër të operacionit u kap në një klinikë private në Tiranë, shtetasi E. L.,  30 vjeç, banues në Laç, i cili gjatë kryerjes së krimit ku mbetën të vrarë shtetasit B. H.,37 vjeç dhe P. Gj.,53 vjeç, si dhe u plagos shtetasi  K. T., 21 vjeç, pati shkëmbim zjarri dhe për pasojë u plagos në këmbë edhe ky shtetas, i cili po mjekohej ilegalisht në një klinikë private në Tiranë.

Po gjatë operacionit u vunë në pranga dy shtetas, mjekë në klinikën në të cilën mjekohej autori i vrasjes, konkretisht shtetasit V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për kapjen dhe prangosjen e tre bashkëpunëtorëve të shpallur në kërkim", njofton policia.

Spitali ku u arrestua Eduart Lamaj


Lajmi kryesor:

Mjekët e spitalit privat operacion ilegal atentatorit në Laç, PAMJET kur bashkëpunëtoret e tërheqin dhe marrin në krah pasi u plagos! (Kush është i arrestuari)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë