Laç/ Markel Bushi pranon vrasjen e 2 kushërinjve dhe shpërthen në lotë: Nuk doja

LAÇ- Dy kushërinjtë, Kelvin dhe Erjon Jushi janë qëlluar për vdekje mbrëmjen së dielës më 29 prill, me armë zjarri nga Markel Bushi. Në seancën e zhvilluar mesditën e sotme, ku u dha masa e sigurisë "arrest me burg" për tre të rinjtë, Markel Bushi ka shpërthyer në lotë dhe pranoi se ka qenë ai që ka qëlluar mbi kushërinjtë, veprim për të cilin rrëfen se është penduar.

"Jam penduar për atë që kam bërë. Nuk kam dashur t'i vras", mësohet të ketë thënë Markel Bushi. Nga ana tjetër, bashkautori Vinçesk Bushi është shprehur se ngjarja ka agravuar deri në përdorimin e armëve pasi viktimat i kanë goditur të parët me sende të forta. "Na goditën me sende të forta, prandaj situata ka argravuar me përdorimin e armëve", u shpreh Vinçesk Bushi, e ndërsa Manuel Bushi ka zgjedhur të heshtë përpara togave të zeza.

Kushërinjtë Bushi u vetëdorëzuan në polici një ditë pasi ndodhi ngjarja e rëndë. 

Si ndodhi ngjarja dhe shkaku
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 në qytetin e Laçit. Sipas policisë konflikti ka qenë i çastit, por Shqiptarja.com mësoi se shkak ka qenë vëllai i vogël i Markel Bushit, Manueli i cili pas grindjes me dy kushërinjtë mori në telefon vëllanë e madh dhe kushëririn e tij Vinceskun.

Pas sherrit të nisur brenda në lokal, dy palët më pas kanë dalë jashtë për t'u sqaruar, konflikti ka agravuar dhe duke parë që autorët kishin armë me vete, dy kushërinjtë u larguan me vrap. Por, autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra Kelvin dhe Erion Jushin dhe i kanë qëlluar disa herë me pistoletë.

Njëri nga dy kushërinjtë është qëlluar në hyrjen e një pallati në tentativë për të ikur, ndërsa tjetri në rrugë. Plumbat i kanë kapur disa herë ne trup kushërinjtë. Ata u dërguan në gjendje të rëndë për jetën në një spital privat në Tiranë për ndihmë të specializuar por ndërruan jetë si pasojë e plagëve që morën.

Po sipas dëshmitarëve, policia ka shkuar 20 minua me vonesë në vendin e ngjarjes, edhe pse komisariati me lokalin ndodheshin shumë pranë. Shqiptarja.com zbardhi edhe të kaluarën kriminale të Markel dhe Vincesk Bushit. Ndërkohë që Kelvin Jani kishte një lokal në qytetin e Laçit. Ai bashkë me kushëririn e tij, djalin e xhaxhait, njiheshin si njerëz të qetë, ndërsa lokali ku nisi debati frekuentohej nga persona me precedent.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 04/05/2019 22:42

    Në vend që të shuhen gjaqet të cilet e kanë cfilitur kombin dhe vendin tone, hapen të tjerë nga mendt e kokes..... imagjinoni tani sa varre të tjerë do hapen!

    Përgjigju
  • Avokati popllit: 04/05/2019 21:29

    Burg perjet autorit dhe nga 20 vjet dy trimave te tjer , dhe 4 gjaqe borgj .

    Përgjigju
    • Koka: 05/05/2019 23:26

      Hik er legen

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen