Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me vrasjen dyfishtë të ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Ai e krahason Shkodrën me Palermon. Ai thotë se ne këtë situatë nuk është vetëm Shkodra por e gjithë Shqipëria dhe për këtë fakt bën fajtore policinë e Shtetit pasi sipas tij ajo hesht edhe pse di gjithçka.
"JO VETËM SHKODRA
JO VETËM PALERMO
Kronikat e sotme të vrasjes së Shkodrës, e paraqesin qytetin e humorit si Palermon e vendit.
Situata e rëndë kriminale me vrasje pareshtur, e nxit këtë përcaktim.
Po nuk është vetëm Shkodra!
Palermo është dhe Elbasani.
Palermo është dhe Durrësi
Palermo është dhe Vlora
Palermo është dhe Tirana.
E gjithë Shqipëria është një Palermo.
Qytetet tona gdhihen dhe ngrysen me vrasje bandash, vrasje hakmarrjesh, vrasje shtetërore.
Krimi kontrollon sot votat, paratë, kanalet e narko-trafikut, në bashkëpunim të ngushtë më pushtetarë, politikanë qendrorë e vendorë.
Dhe atij nuk i hyn gjemb në këmbë.
Sepse policia hesht.
Policia nuk vepron, megjithëse di gjithçka.
Policia nuk ka vullnet, sepse drejtuesit e saj janë bërë njësh me interesat kriminale.
Stina e zgjedhjeve, nxit më shumë stinën e vrasjeve, sepse krimi e di mirë që Ramës dhe skotës së tij i duhen votat dhe jo siguria e qytetarit.
Prandaj ne nuk jemi vetëm një Palermo e viteve 70-80.
Ne jemi më shumë se kaq.
Jemi vend që drejtohemi nga një organizatë kriminale e cila lan hesape, bën hesape, mbyll hesape, për hesap të pushtetit personal.
Në Palermo, krimin e organizatave e ndali protesta e qytetarëve.
Në Shqipëri kështu po ndodh...
Të vazhdojmë betejën me organizatën kriminale në pushtet.
Gjarpri i krimit mbytet nga koka!!!!!", shkuran Boçi.

Lajmi kryesor:
Vrasja e dy vëllezërve në Shkodër/ Reagon opozita
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
43.1%
-
Jo
54.3%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 9618
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 14 majit, nis lënia e mandateve nga deputetët! 6 lënë karriget e Kuvendit për garën si kryetar Bashkie
23 Mars, 21:05
-
Mero Baze: Deputetët që po ikin gjithë gëzim nga Parlamenti
23 Mars, 20:37
-
Zgjedhjet e ‘14 majit’ sjellin ndryshime edhe në Kuvend! Deputetët që do të largohen, kush do i zëvendësojë (EMRAT)
21 Mars, 19:26
-
Raporti i DASH për Shqipërinë, reagon opozita: Babëzia dhe egoja e sëmurë e Ramës ka kapur çdo pushtet
21 Mars, 10:33
-
PD e Elbasanit: Bashkia po blen votat e qytetarëve që janë në nevojë! Gledjan Llatja: E padëgjuar! Vetëm "foltorja" mund të kërcënojë shoqatat e bamirësisë me padi penale
20 Mars, 15:45
-
Zgjedhjet e 14 majit/ Boçi: Në Elbasan komunitetit rom e egjiptian po u shpërndajnë ndihma në këmbim të votës! Reagon bashkia: Spekulime të ulëta
18 Mars, 21:26
-
Zgjedhjet vendore të 14 majit, Boçi denoncon: Punonjësve të bashkisë së Elbasanit po u ushtrohet presion që të votojnë PS-në! SPAK të hetojë
16 Mars, 15:55
-
Do të zëvendësojë Luçiano Boçin në Kuvend, deputeti i ardhshëm i PD i dehur në timon bën aksident! Prangoset nga policia, lirohet një ditë pas ngjarjes
13 Mars, 18:57
-
Zgjedhjet vendore, PD e Elbasanit: Nuk do nxjerrim kandidaturë edhe pas vendimit të Apelit, opozitës i duhet një kandidat unik, mbështesim Luçiano Boçin
9 Mars, 17:14
-
Sot krah tij në Elbasan, Boçi në 2015: Ilir Meta t’i dorëzohet drejtësisë
23 Shkurt, 19:12
-
Krah tij edhe Boçi, Meta në Elbasan: Presim fitore bindëse edhe në Tiranë dhe Durrës! Dëshmia në SPAK? Nuk ka institucion në botë që më bën presion
23 Shkurt, 17:42
-
Luçiano Boçi jashtë kuvendit u bën thirrje protestuesve: T’i thërrmojmë këto porta! Revolucioni ynë demokratik do ta arrijë qëllimin
13 Shkurt, 17:53