Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa në Bërxullë lidhur me vrasjen e 50-vjeçarit Edmond Sula, ngjarje e ndodhur në 12 korrik. Po ashtu blutë shoqëruan edhe disa persona te cilët do të pyeten mbi krimin.

50-vjeçari Sula u ekzekutua me armë zjarri teksa kthehej në banesën e tij në fshatin Bërxullë të Vorës, krim për të cilin ende nuk ka asnjë të prangosur.

Edmond Sula ishte bashkëaksioner në një kompani të licencuar për kanabisin mjekësor në Maqedoninë e Veriut. Dyshimet e vrasjes janë për ndonjë konflikt të mundshëm në këtë biznes.

Një ndër pistat e tjera ku policia po heton është ajo e aktivitetit që ushtronte 50-vjeçar në shitblerjen e tokave, mbi dhënien e parave me fajde në zona të ndryshme të Fushë Krujës dhe Vorës, si dhe konflikte me biznesin që kishte në pronësi.