Vrasja e efektivit në veri të Kosovës, ish-zyrtari i lartë amerikan: Jo spontane, e orkestruar

Vrasja e efektivit në veri të Kosovës, ish-zyrtari i lartë amerikan: Jo spontane, e orkestruar

Ish-zyrtari i lartë amerikan, Charles Kupchan

Ish-zyrtari i lartë amerikan, Charles Kupchan, e ka cilësuar si të mirëmenduar dhe të orkestruar sulmin nga grupi i armatosur serb ndaj Policisë së Kosovës nëfshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.

“Duket se ky është një aksion i mirëorganizuar, prandaj është më i rrezikshëm, sepse sugjeron se në terren ka grupe që janë të interesuara për të shkaktuar dhunë dhe janë të gatshëm të organizohen dhe të gjejnë armë që do t’u mundësojnë të bëjnë kështu”, tha Kupchan në një intervistë për REL.

I pyetur se si i sheh deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit në lidhje me situatën, i cili akuzon Serbinë si autoren e asaj ngjarje terroriste, Kupchan u shpreh se Serbia ka përgjegjësinë për nxitjen e dhunës dhe urrejtjes në veri të Kosovës dhe aludoi se armët e përdorura në konfliktet në Veri mund të kenë ardhur nga Beogradi.

"Nuk është për t’u habitur që secila palë e fajëson tjetrën. Mendoj se të dyja palët mbajnë përgjegjësi. A veproi Serbia me mirëbesim për ta ndihmuar Kosovën që të jetë koherente si shtet unitar? Absolutisht jo. A i inkurajoi Qeveria në Beograd strukturat paralele dhe pakicën serbe që të jenë më besnike ndaj Serbisë sesa ndaj Kosovës? Absolutisht.
Pra - nëse shikojmë një pamje më të gjerë - a mban Serbia përgjegjësi të konsiderueshme për stagnimin dhe për shpërthimin e dhunës? Po, mban. Në të njëjtën kohë, e dimë se Kurti ka ndërmarrë hapa që kanë rritur temperaturën, kanë polarizuar marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve etnikë dhe serbëve etnikë.
Nga vijnë armët e tilla? Epo, në botën e sotme, është shumë e lehtë të arrihet në tregun e zi. Mund të kenë ardhur edhe nga Beogradi, përmes tregut të zi.
Ne nuk e dimë këtë, por e dimë se shpërthimi i konflikteve dhe dhunës së tillë është i rrezikshëm, sepse ato kanë potencial për t’u përhapur. Shpresoj që ky incident të përjetohet si një alarm zgjimi dhe të jetë arsye për të dyja palët që të ecin përpara në frontin diplomatik."-deklaroi ish-zyrtari i lartë amerikan.

Kupchan e cilësoi si objektive deklaratën e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell mbi rastin, duke theksuar se mospëqlmi nga pala kosovare ndaj asaj deklarate vjen si pasojë e gjaknxehtësisë së momentit.

"Mendoj se deklarata e Borrellit ishte mjaft e qartë. Kur vlerësojmë deklaratat e palës kosovare dhe asaj serbe, duhet të kemi parasysh intensitetin e emocioneve të tyre në momentin kur ka sërish dhunë dhe vdekje të njerëzve."

I pyetur mbi probabilitetin e një marrveshje Kosovë-Serbi pavarësisht zhvillimve të fundit, Kupchan u shpreh se do një vullnet të fortë politik dhe vendime të vështira.

"Nuk mendoj se rajoni i Ballkanit i ka zgjidhur të gjitha problemet e tij dhe se rreziku i dhunës është zhdukur përgjithmonë. Një vlerësim i tillë do të ishte naiv.
Megjithatë, jam optimist se do të arrihet një zgjidhje dhe se Kosova dhe Serbia do të integrohen në institucionet atlantike dhe evropiane. Nuk e di se kur do të ndodhë kjo, por e di që do të kërkojë guxim politik dhe vendime të vështira. Fatkeqësisht, kjo u mungon të dyja palëve për momentin."-theksoi Kupchan.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë