Prej 4 qershorit, Armand Shakaj, 41 vjeç, vijon të jetë në kërkim policor, i dyshuar për rrëmbimin, vrasjen e më tej fshehjen e turpit të 34-vjeçarit Eglant Koci, ngjarje e ndodhur në Tiranë. 

Megjithatë, në zyrën e tij mbi lokalin që kishte në pronësi, pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, policia gjeti prova që po çojnë drejt motiveve të vrasjes. 

Në kompjuterët e sekuestruar në biznesin e Armand Shakajt, hetuesit kanë zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, duke forcuar dyshimet e hetuesve se vrasja e Eglant Koçit ka ndodhur për motive financiare të lidhura me këtë aktivitet. 

Burime bëjnë me dije se pajisjet elektronike janë zbërthyer në Laboratorin Kriminalistik.

Bazuar në këto prova, pritet që autorit të dyshuar, t’i rëndohen akuzat. 

Trupi e pajetë I të riut Eglant Koci, u gjet në një humnerë në një zonë të thellë ne kufi mes Tiranës dhe Elbasanit, më 18 qershor.  Në zbardhjen e ngjarjes ndihmoi dëshmia e një kamerieri në lokalin e Armand Shakajt, I cili e pa shefin e tij të dalë nga zyra me qese të zeza, ku mendohet se kishte future trupin e copëtuar të të riut, pasi e kishte vrarë në zyrën e tij. 

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.