DOSJA e vrasjes së Egli Progës/ ‘Ma dridh një duhan’, si nisi sherri me Denis Meçen! Lekët e xhiros që dyshohet se i morën jetën, ja sa para kishte në xhep

DOSJA e vrasjes së Egli Progës/ ‘Ma dridh një duhan’, si nisi sherri me Denis Meçen! Lekët e xhiros që dyshohet se i morën jetën, ja sa para kishte në xhep

Viktima Egli Proga dhe autori i dyshuar Denis Meçe

Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore në lidhje me dhunim për vdekje të Egli Proga nga Denis Meçe. Sipas dosjes së siguruar nga Top Channel, një prej dëshmitarëve në vendin e ngjarjes ka treguar se para sherrit, të dy ata kanë qenë në një lokal, Egli i ulur në një tavolinë brenda, dhe Denisi në një tavolinë në pjesën e jashtme.

Meçe i ka kërkuar disa herë Progës që “t’i dridhte një cigare”, dhe pasi ky i fundit ia ka bërë gati i ka thënë: Hajde merre. Më pas autori ka hyrë brenda dhe ka marrë cigaren dhe kanë filluar të dy me njëri – tjetrin duke thënë, “o kushëri, o kushëri”.

Pasi një çasti Egli i thotë Denisit: O b** q***ë, mos më bëni si të fortë se ju ** k**vat. Më pas kaluan përsëri më të qeshur, por në një moment thuhet në dosje, Denisi i thotë Eglit: Hajde dalim pak jashtë.

Të dy kanë dalë jashtë për rreth 1 minutë kanë debatuar në trotuar dhe pas debatit, në një moment Denisi Meçe godet me grusht Egli Progën dhe këtij të fundit i ka rënë koka në një makinë  të parkuar atje pranë dhe më pas është rrëzuar në tokëm, dhe është përplasur në asfalt.

Pas këtij momenti janë afruar njerëzit për t’i dhënë ndihmë, por ai nuk ka reaguar. Disa minuta më vonë ka mbërritur ambulanca, dhe pasi është transportuar në spital, është konfirmuar i vdekur.

Ndërkohë, Top Channel shkruan se Denis Meçe i ka kërkuar xhiron ditore 42-vjeçarit si “gjobvënie”. Në xhepat e 42-vjeçarit Egli Proga u gjetën vetëm 107 mijë lekë të vjetra dhe 5 euro. Kaq ishte xhiroja ditore të cilën refuzoi t’ia jepte Denis Meçes, në afërsi të lokalit të tij në Pogradec, përpara se ky i fundit ta godiste për vdekje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:47
Lekët e xhiros që dyshohet i morën jetën! 'Dëshmitarët mbyllën sytë dhe veshët', ja sa para u gjetën në xhepat e Egli Progës

1723571646_egliprogadenismece.jpg

Në xhepat e 42-vjeçarit Egli Proga u gjetën vetëm 107 mijë lekë të vjetra dhe 5 euro. Kaq ishte xhiroja ditore të cilën refuzoi t’ia jepte Denis Meçes, në afërsi të lokalit të tij në Pogradec, përpara se ky i fundit ta godiste për vdekje.

Në dosjen e prokurorisë së Korçës, të zbardhur nga Top Channel, theksohet se gjatë kontrollit të trupit, Egli Progës i janë gjetur në njërin xhep 8700 lekë dhe 5 euro dhe në xhepin tjetër dy katrëmodhëna 2000 lekëshe.

Dëshmitë kontradiktore të personave që ishin të pranishëm gjatë ngjarjes, kanë ngritur edhe më shumë dyshime për atë që ndodhi paditen e së shtunës.

Pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja pranon se ndodhej vetëm pak metra larg dy djemve, por thotë se nuk kishte dëgjuar asgjë dhe kamerat e lokalit të tij çuditërisht nuk ishin në gjendje të regjistronin.

“Nuk kanë bërë asnjë lloj debati apo konflikti midis tyre dhe ka ndejtur shumë pak kohë pasi vetëm gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur ka shkuar në tualet. Kur doli jashtë kanë thirrur njerëzit me zë të lartë që kërkonin ujë dhe kam dalë me të shpejtë jashtë dhe e pashë atë të shtrirë në tokë, e ngrita për t’i dhënë ndihmë deri sa erdhi ambulanca që e mori. Kamera që kam unë tek lokali e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër”.

30 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja ka qenë edhe kushëriri i Igli Progës, i cili ka deklaruar përpara oficerit të policisë gjyqësore se nuk ka parë as ngjarjen dhe as autorin.

“Unë nuk jam afruar por kam parë nga larg që ka dalë i zoti i lokalit dhe i është afruar personit të rrëzuar në tokë dhe po i jepte ndihmë. Më thanë se personi që ishte rrëzuar në tokë ishte kushëriri im shtetasi Eglantin Proga. U afrova menjëherë dhe persona që ishin atje pranë lajmëruan dhe ambulancën që erdhi për 10 minuta. Unë nuk munda dot të identifikoj personin që goditi me grusht kushëririn tim. Nuk kam dëgjuar kur e pashë, as të bërtitura dhe as të shara.”

Ora 18:55
'E pashë që u godit njëri me grusht në kokë, por s’e identifikova kush i ra', kushëriri i Egli Progës: I kërkova shokut të Denisit ta çonte në spital, s’pranoi

1723571666_egliproga.jpg

Egli Proga

Edhe kushëriri i viktimës Egli Proga thotë se nuk ka parë se kush e ka goditur për vdekje 42-vjeçarin, edhe pse ndodhej përballë lokalit para të cilit ndodhi ngjarja.

Në dëshminë e dhënë në Prokurori, të siguruara nga Top Channel, ai thotë se pa dike që qëlloi me grusht një person, por nuk e identifikon dot se cili ishte.

“Isha në një dyqan përballë. Mbaj mend në një distance rreth 30 metra në drejtim të lokalit. Kam parë një person i cili u godit nga një person tjetër me grusht në pjesën e kokës dhe ra në tokë, në asfalt. Unë nuk jam afruar por kam parë nga larg që nga lokali ka dalë i zoti i lokalit, ku i është afruar personit të rrëzuar dhe po i jepte ndihmë. Personi me të cilin unë po qëndroja më tha se personi që ishte rrëzuar në tokë ishte kushëriri, Eglantin Proga. Menjëherë jam afruar dhe në atë kohë erdhi dhe policia. Kam kërkuar ndihmë rreth e rrotull për ndonjë person që mund ta merrte në makinë dhe ta çonim në spital… I kërkova një personi me emrin … (i cili rezulton të jetë miku i autorit, dhe ndodhej në travolinë me të), ndihmë që ai me makinën e tij të na çonte në spital, por ai nuk pranoi”, thotë ai.

I pyetur nëse mund ta identifikonte personin që kishte gjuajtur Progën, ai ka deklaruar: Nuk munda dot ta identifiko, sepse në fillim nuk isha i interesuar për këtë konflikt se isha shumë larg dhe nuk e dija për kë bëhej fjalë, se po ta dija do kisha shkuar menjëherë që në fillim dhe nuk kam dëgjuar kur e pashë, as të bërtitura dhe as të shara.

Ora 18:09
'Piu një birrë, shkoi në tualet dhe… pastaj e pashë të shtrirë', dëshmia kontradiktore e pronarit të lokalit ku ndodhi vrasja e Egli Progës: Kamera s'kishte fiksuar gjë

1723572149_1723572115vendingjarjesstropcka.jpeg

Lokali para të cilit u vra Egli Proga

Vrasja e Egli Progës është ende e paqartë për rrethanat në të cilat ndodhi dhe arsyen e dhunës ndaj tij nga Denis Meçe.

Në dosjen hetimore të siguruar nga Top Channel, pronari i lokalit ku para ngjarjes ndodhej edhe autori edhe viktima, thotë se ndodhej aty në momentin kur ndodhi sherri, por se nuk ka asgjë.

Pronari i lokalit, i cili është mik me autorit, në dëshminë e tij, deklaron: Nuk kanë bërë asnjë lloj debati apo konflikti midis tyre dhe ka ndejtur shumë pak kohë pasi vetëm gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur ka shkuar në tualet.

Kur doli jashtë kanë thirrur njerëzit me zë të lartë që kërkonin ujë dhe kam dalë me të shpejtë jashtë dhe e pashë atë të shtrirë në tokë, e ngrita për t’i dhënë ndihmë deri sa erdhi ambulanca që e mori. Kamera që kam unë tek lokali e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni