'E pashë që u godit njëri me grusht në kokë, por s’e identifikova kush i ra', kushëriri i Egli Progës: I kërkova shokut të Denisit ta çonte në spital, s’pranoi

'E pashë që u godit njëri me grusht në kokë, por s’e identifikova kush i ra', kushëriri i Egli Progës: I kërkova shokut të Denisit ta çonte në spital, s’pranoi

1723571666_egliproga.jpg

Egli Proga

Edhe kushëriri i viktimës Egli Proga thotë se nuk ka parë se kush e ka goditur për vdekje 42-vjeçarin, edhe pse ndodhej përballë lokalit para të cilit ndodhi ngjarja.

Në dëshminë e dhënë në Prokurori, të siguruara nga Top Channel, ai thotë se pa dike që qëlloi me grusht një person, por nuk e identifikon dot se cili ishte.

“Isha në një dyqan përballë. Mbaj mend në një distance rreth 30 metra në drejtim të lokalit. Kam parë një person i cili u godit nga një person tjetër me grusht në pjesën e kokës dhe ra në tokë, në asfalt. Unë nuk jam afruar por kam parë nga larg që nga lokali ka dalë i zoti i lokalit, ku i është afruar personit të rrëzuar dhe po i jepte ndihmë. Personi me të cilin unë po qëndroja më tha se personi që ishte rrëzuar në tokë ishte kushëriri, Eglantin Proga. Menjëherë jam afruar dhe në atë kohë erdhi dhe policia. Kam kërkuar ndihmë rreth e rrotull për ndonjë person që mund ta merrte në makinë dhe ta çonim në spital… I kërkova një personi me emrin … (i cili rezulton të jetë miku i autorit, dhe ndodhej në travolinë me të), ndihmë që ai me makinën e tij të na çonte në spital, por ai nuk pranoi”, thotë ai.

I pyetur nëse mund ta identifikonte personin që kishte gjuajtur Progën, ai ka deklaruar: Nuk munda dot ta identifiko, sepse në fillim nuk isha i interesuar për këtë konflikt se isha shumë larg dhe nuk e dija për kë bëhej fjalë, se po ta dija do kisha shkuar menjëherë që në fillim dhe nuk kam dëgjuar kur e pashë, as të bërtitura dhe as të shara.


Lajmi kryesor:

DOSJA e vrasjes së Egli Progës/ ‘Ma dridh një duhan’, si nisi sherri me Denis Meçen! Lekët e xhiros që dyshohet se i morën jetën, ja sa para kishte në xhep


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

‘Zgjedhorja’/ Ku kanë ngecur palët politike? Sfidë depolitizimi i administratës zgjedhore! Financimi i partive e shitblerja e votave kërkojnë adresim

‘Zgjedhorja’/ Ku kanë ngecur palët politike? Sfidë depolitizimi i administratës zgjedhore! Financimi i partive e shitblerja e votave kërkojnë adresim