Vrasja e ekstremistit, flet nëna: Kërkoj drejtësi dhe ekspert grekë, im bir nuk bëri asgjë

GREQI- Nëna e ekstremistit grek, Konstantinos Kaçifa, që u vra dy ditë më parë në fshatin Bularat të Gjirokastrës ka folur sërish për mediat greke. Vasilia Kaçifa ka treguar se i biri ishte rikthyer për të ngritur flamujt grek në fshat dhe për të nderuar heronjtë.

Djali im nuk kishte punë me policinë, vetëm ngriti flamurin grek, por ata donin që djali im të përkulej.  Fëmija im nuk ka bërë asgjë, kërkoj drejtësi. Ai thjesht e donte nënën Greqi. Ai ngriti flamuj dhe dekoroi fshatin në nderim të heronjve tanë.

Vasilia Kaçifa, e ëma e ekstremistit grek

Më tej, ajo u shpreh se pas vrasjes të së birit ndjehej shumë e frikësuar për komunitetin grek. Sa i përket hetimeve dhe ekspertizës mjeko-ligjore Vasilia u shpreh se donte një ekspert grek.

Do të vijë një ekspert grek. Ne jemi optimist se ata do të na ndihmojë për të vërtetën në mënyrë që shpirti i fëmijës tim të pushojë në paqe. Megjithatë ai nuk kishte frikë. Më thoshte se po bënte asgjë të gabuar.

Vasilia Kaçifa, e ëma e ekstremistit grek 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 30/10/2018 13:49

    Titulli duhet të jetë :vrasja e terroristit ekstremist!

    Përgjigju
  • Koli: 30/10/2018 13:41

    Qenka nje robqire kjo!

    Përgjigju
  • Arben Metani: 30/10/2018 13:36

    Znj. e nderuar ngushellime per djalin. Megjithse te kuptoje ne tronditjen tende per djalin e vrare, dhe fjalet qe thua i lidh ne kete kontekst. Por kur te jesh me e qete te lutem gjyko fjalet qe thua tani. "Djali nuk beri azgje". Cili Shqipetar ne Greqi do te bente 1/10 e atyre qe beri djali jote dhe nuk do ta kishin vrare? A nuk jane dhe nenat Shqiptare me zemer per djemte e tyre po ashtu si dhe ti? Ashtu sic kane vrare shume te rinje Shqipetar. Por kurre shteti, media dhe politika Shqipetare nuk beri kete jehoni qe po i beni ju dhe Greqia. Politikat e momentit shkojne e vine por njerzilleku ndermjet nesh, njerezve te zakonshem, duhet te mbetet i pandryshuar. Mendo per nenat Shqiptare ashtu sic po mendojne ato per ty sot, me zemer, nene e te gjitheve dhe jo vetem e djalit tende.

    Përgjigju
  • Shkoder: 30/10/2018 11:30

    Kjo ska hallin e djalit por te 400 eurove qe ti marre nga shteti grek

    Përgjigju
  • tonin: 30/10/2018 10:04

    meqe thua sberi asgje ishalla ke dhe ndonje djal tjeter dhe te bej dhe ai si ky asgje dhe pastaj mer ekseprtiz amerikane

    Përgjigju
  • Maks: 30/10/2018 09:43

    Moj debile po sikur cuni jot te kish vrar polica qe dhe ata jan bij nenash cfar do u thoje nanave te policave qe cuni doli per gjah dhe i vrau gabimisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja