Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, i ka drejtuar një letër të hapur presidentit të vendit, Ilir Meta, lidhur me varrosjen e trupit të ekstremistit grek të vrarë në Bularat, Konstantinos Kaçifa.
Dule kërkon nga Meta, impenjim për këtë çështje si edhe rikthimin e trupit të Kaçifas tek familja. Dule shton se kjo çështje nuk mund të trajtohet me indiferencë.
Reagimi i plotë
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut z. Vangjel Dule, iu drejtua sot me një letër Presidentit të Republikës z. Ilir Meta, duke kërkuar impenjimin e tij edhe në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për çështjen e të ndjerit Konstandinos Kaçifas dhe dorëzimin e trupit të tij për varrim.
Çështja e dhimbjes së familjarëve, sensibilitetit të Komunitetit Grek dhe dimensioni human për të kryer ritet e përcjelljes, nuk mund të trajtohet me indifirencë burokratike dhe formalitete justifikues.
Konstantinos Kacifa u vra ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke. Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Përvec ekspertëve mjeko-ligjor grek, trupin e Kacifas, e pa edhe një mjek ligjor grek, si edhe avokati i familjes, i cili pranoi faktin se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg. Avokati paralajmëroi se familja do të tërhiqej nga ekspertiza e dytë. Trupi i Kacifa ndodhet në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për tju nënshtruar për herë të dytë autopsisë, pas kontenstimeve të familjes dhe kërkesës së palës greke.
-
Dhe imagjinoni që mer rrogën nga shteti shqiptar ky përkthyesi i Janullës dhe flet keq për Shqiperinë. Kulmi!
Përgjigju -
Vangjel dule-ekstremisti minoritar,sherbetor I qarqeve ekstremiste keqdashese greke!
Përgjigju -
Je zero fyl me mos kantido nga omonia se nuk ke vizion per politike .Je nje hajdut qe vjedh leket e te varrosurve bashke me Orfe Bicin dhe mjekercjapin e Kutalit Papa Agronin hejdutin e pulave .Duka duhet te largohet se ka vetem genjeshtra dhe sllogane .Krimineli dhe teroristi denohet Duka do ti ngreje vlerat .Me duka te largohet nga politika se boll vodhi.
Përgjigju -
Prape ky llomotit dhe fyte hunden ne punet e shtetit. Ky eshte poashtu ekstremiste i shitur qe flet shqip pa perkthyes. Ketij duhet treguar qe procedurat e shtetit zgjasin per terroriste. Ta kisha afer nuk do i dilte me zeri. Paramendoni ka pagen nga Shqiptaret e flet keq per shtetin Shqiptare dhe mundohet te mbroje terroristet,fare e mu... jane greket.
Përgjigju








Komente
Komento