TIRANE - Autorët e vrasjes së faturinos u regjistruan nga kamerat e sigurisë, por pamjet nuk janë të qarta duke vënë në vështirësi blutë për identifikimin e tyre. Burime nga policia bëjnë me dije se janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat janë të turbullta duke vështirësuar krijimin e një identikiti për autorët. Kamerat kanë qenë larg vendit ku ka ndodhur ngjarja duke mos ofruar një pamje të qartë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasdites e së dielës, kur fatorinoja 17 vjeç u godit me thikë. Adoleshenti dhe shoferi iu kërkuan lekët pasagjerëve, për shkak se sipas tyre, tashmë furgoni duhej të shkonte bosh në Durrës dhe pa pasagjerë dhe kjo bënte që ata të mos kishin leverdi.
17-vjeçari Çuni debatoi me personat, duke iu kërkuar atyre medoemos paratë e biletës. Në debat e sipër ata nisën të konfrontohen fizikisht, ndërsa një prej pasagjerëve shtyu adoleshentin jashtë furgonit, pasi e kishte goditur me thikë në bark.
"Autorët pasi goditën me thikë adoleshentin, u larguan në drejtim të Laprakës", i tha një dëshmitar policisë. Shoferi ka transportuar me urgjencë viktimën në Spitalin Ushtarak, ku ka humbur jetën për shkak të plagës së marrë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO/ Ngjarja te Zogu i Zi