Në telefonatën e tij të parë si president i SHBA me mbretin saudit Salman të enjten, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden theksoi nevojën për respektimin e të drejtave të njeriut, pak përpara botimit të një raporti të inteligjencës amerikane për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, në konsullatën në Stamboll.
Raporti, që do të publikohet së shpejti, pritet të implikojë në vrasje djalin e mbretit, princin e kurorës, Mohammed bin Salman, pavarësisht se ky i fundit e ka refuzuar përfshirjen në krim.
Khashoggi u vra në tetor 2018 pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll për të mbledhur dokumentet që i duheshin për t'u martuar, me të fejuarën e tij turke. Vrasja shkaktoi zemërim ndërkombëtar dhe dëmtoi ndjeshëm reputacionin ndërkombëtar të Arabisë Saudite.
Një raport i Kombeve të Bashkuara për vrasjen e Khashoggi deklaroi më parë se ekspertët e konsultuar e gjetën “të pa-konceptueshme që një operacion i kësaj shkalle të mund të zbatohej pa dijeninë e princit”.
Biden foli me mbretin Salman në vend të Princit, i cili shihet gjerësisht si udhëheqësi i Mbretërisë në vend të babait të tij 85-vjeçar. Ish-presidenti Donald Trump, ka mbajtur lidhje më të ngushta me Arabinë Saudite, por një gjë e tillë duket se nuk do të mbahet në të njëjtin mënyrë nga Biden.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7477
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: Rreziku numër 1 për qeverinë: Mërzia! Ajo që rrëzoi Xho Bajden më 5 nëntor!
21 Nëntor, 15:37
-
Pentagoni: Disa armatime mund të mbërrijnë në Ukrainë pas përfundimit të mandatit të Presidentit Biden
21 Nëntor, 07:27
-
Arabia Saudite përgatitet për Botërorin 2034, zbulohet projekti fitues për stadiumin e finales! Do ketë 92 mijë ulëse
20 Nëntor, 20:08
-
Takimi i G20, përparësi ndryshimet klimatike dhe ulja e varfërisë
20 Nëntor, 16:06
-
Seuli thotë se Koreja e Veriut i ka dërguar armatim shtesë Rusisë
20 Nëntor, 08:58
-
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, SHBA bën thirrje për rritjen e mbështetjes për Kievin
19 Nëntor, 09:18
-
Media: Biden ka autorizuar Ukrainën që të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi për të goditur Rusisë
17 Nëntor, 19:28
-
Forumi i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, Biden takohet me presidentin kinez Xi Jinping
17 Nëntor, 16:30
-
Lidhjet e Koresë së Veriut me Rusinë, në qendër të takimit të fundit të presidentit Joe Biden me presidentin Xi Jiping
16 Nëntor, 20:49
-
SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut koordinojnë përgjigjen ndaj kërcënimeve të Phenianit
16 Nëntor, 19:10
-
SHBA përgatit transferimin e pushtetit, mekanizmi i ka fillesat në vitin 1797
16 Nëntor, 16:20
-
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
15 Nëntor, 22:24