SHBA - Një ditë pas transmetimit të videos ku shfaqej ekzekutimi i gazetarit amerikan James Foley, Pentagoni ka dalë me një deklaratë për shtyp në të cilën thotë se ka paSur një mision sekret amerikan për lirimin e pengjeve amerikane në Siri.
Në një deklaratë për shtyp, Pentagoni flet për një operacion nga ajri dhe toka në një prej bastioneve të ISIS, operacion i cili nuk rezultoi me sukses.
Por, në deklaratë nuk saktësohet nëse operacioni kishte për qëllim të shpëtonte gazetarin James Foley, i rrëmbyer që në nëntor të vitit 2012.
Ky fakt u konfirmua edhe nga zyrtarë të lartë të administratës, të cilët thanë se ishin dhjetëra trupa të angazhuara në një përleshje me armë me militantët e ISIS, duke vrarë disa prej tyre. Për fat të keq, misioni nuk ishte i suksesshëm sepse pengjet nuk kishin qenë në vendin e synuar.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com