TIRANE- Ministri i Brendshëm deklaron se  vrasja në atentat e Astrit Gjepalit dhe kunatit të tij Halil Fici,  mesditën e 16 janarit 2014 është ngjarje e vështirë për tu zbardhur për shkak të backgroundit kriminal të viktimës.

Nga ana tjetër Gazetari i A1 Report, Gerti Xhaja, informon se në makinën e djegur e cila dyshohet se u përdor për të kryer atentatin janë gjetur dy automatikë.

Ndërkohë në ambjentet e burgut të Peqinit kanë shkuar Oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Kavajës dhe komisariatit të këtij qyteti.

ORA 13: 04 TAHIRI: VRASJA, ZBARDHJA E VESHTIRE, VIKTIMA ME BACKGROUND KRIMINAL
Ministri i Bredshëm Saimir Tahiri deklaron se zbardhja e vrasjes së Astrit Gjepalit është e vështirë për shkak të backgroundit kriminale të viktimës dhe aktivitetit të tij ndër vite. Pas përfundimit të analizës së policisë së Durrësit, ku ministri i Brendshëm ishte i pranishëm Tahiri tha për gazetarët se ngjarja po hetohet dhe se policia është në krye të detyrës
“Po hetojmë. Policia është në krye të detyrës. Ngjarja është e vështirë për shkak të backgraundit kriminal të viktimës dhe aktivitetit të tij ndër vite”- tha ai.

ORA 10:16: NE MAKINEN E DJEGUR U GJENDEN DY AUTOMATIKE
Gazetari i A1 Report Gerti Xhaja informon se ka shkuar në 30 numri i personave që janë shoqëruar në lidhje me vrasjen e Astrit Gjepalit.
Të shoqëruarit janë nga Fieri, Lushnja, Durrësi e Shijaku,  kryesisht familjarë të viktimave si dhe persona të dyshuar se mund të kenë lidhje me vrasjen.

Po kështu janë gjetur dhe 2 automatikë kallashnikovë në automjetin e djegur që u gjet në Krutje të Lushnjes dyshohet se është përdorur në atentatin ndaj Gjepalit. Ata do të dërgohen në laboratorin e kriminalistikës për ekspertizë balistike.
 
AUTORET KISHIN NDJEKUR GJEPALIN
Nga burime hetimore mësohet se autorët e kanë ndjekur nga Durrësi, dhe kanë gjetur momentin ta qellojnë në në momentin kur makina ka ulur shpejtësinë për t’u kthyer në Rrogozhinë, pikërisht në vendin e njohur si Bishti i Zhurrës. Autorët dyshohet se kanë bashkëpunëtorë që i kanë ndihmuar të strehohen ose të largohen në zonën e ish Kënetës së Tërbufit, ku është gjetur dhe automjeti.

makina, halit fici dhe astrit gjepali
(Foto: Makina ku u ekzekutuan viktimat Halil Fici dhe Astrit Gjepali)


8 PERSONA SHOQEROHEN NE KOMISARIAT
Sot në mëngjes mësohet se 8 persona janë shoqëruar brenda 24 orësh në komisariatin e Kavajës. Personat janë shoqëruar në cilësinë e personave të dyshuar ose që kanë dijeni për ngjarjen. Më pas ata janë lënë të lirë, ndërkohë që po bëhet verifikimi i deklaratave të tyre.

ORA 09:00 PYETEN SHOKET E QELISE
Brenda ambjenteve të drejtorisë së këtij burgu, ku Gjepali vuante dënimin prej 25 vitesh, është sekuestruar e gjithë praktika që zyrtarët e burgut kanë përdorur për miratimin e lejës së Astrit Gjepalit. Veç këtij veprimi, janë marrë në pyetje disa nga punonjësit e burgut si dhe personat që ndanin qelinë me Astrit Gjepalin.
Pyetja e tyre sipas burimeve të prokurorisë së Kavajës, është bërë si persona që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, pasi mendohej se shokët e qelisë së Astrit Gjepalit,mund të ishin në dijeni të konflikteve apo hasmërive të Gjepalit.

Në deklarimet e tyre ata kanë pohuar se s’kanë qënë në dijeni të problemeve që kishte shoku i tyre, ndërkohë nuk kanë treguar ndonjë moment të pakëndshëm brenda ambjenteve të burgut, që mund të kishte kaluar Astrit Gjepali.

makina e djegur
(Foto: Makina e djegur e dy autorëve të vrasjes)

GJEPALI U VRA KUR PO KTHEHEJ NE BURGUN E PEQINIT
Gjepali mbeti i vrarë teksa po kthehej me makinë për të hyrë sërisht në burgun e Peqinit, ku vuante dënimin prej 25 vitesh.  Në këtë atentat mbeti i vrarë dhe kunatit të tij Halil Fici dhe u plagos kunati tjetër Ilir Sulkja dhe një kalimtar i rastit.

Mësohet se Gjepali për vitin 2013 ka marrë 3 leje shpërblyese 7 ditore, ndërsa në vitin 2012 ka marrë dhe 3 leje të tjera.
 
Institucioni i burgjeve nënvizonte dje tha se Gjepali kishte marrë lejën 7 ditore në datën 9 janar të këtij viti dhe se pikërisht ditën e djeshme në 16 janar në orën 13:30, ai duhet të kthehej sërisht në burg, për të vijuar dënimin e mbetur prej 6 vjet e 2 muaj.

Në deklaratën për shtyp të drejtorisë së Burgjeve, sqarohet se të gjitha procedurat për miratimin e lejës 7 ditore për të dënuarit Gjepali, kanë qënë konform rregullave ligjore. Ndërkohë që policia e Tiranës deklaronte se vrasja ka motiv hakmarrjen.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com
)