Gjon Shkambi kërkon në Gjykatën e Apelit, një masë më të butë sigurie nga arresti me burg. Kërkesa e tij, do të shqyrtohet nesër, në të njëjtën Gjykatë, ku më 6 tetor, nipi i tij, Elvis Shkambi, qëlloi për vdekje me armë gjyqtarin Astrit Kalaja.
Seanca pritet të nisë në orën 10:00 me gjyqtar relator Gent Shala. Nipi 30-vjeçar, Elvis Shkambi, gjithashtu në paraburgim, nuk e ka apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë. Me armën që arriti të fusë brenda në sallën e gjyqit, ai plagosi edhe dy persona, babë e bir, nga pala kundërshtare.
Bashkë me Gjon Shkambin Apeli do të shqyrtojë edhe ankimimin e bërë nga Banush Koxhaj, ky i fundit punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit, i cili u arrestua për shpërdorim detyre.
Gjyqtari Kalaja u vra më 6 tetor, kur Elvis Shkambi bashkë me xhaxhin e tij Gjonin ku prisnin një vendim sa i takon konflikteve që kishin me 31 familje për çështje pronësie. Pasi gjyqtari Astrit Kalaja vendosi kundër tyre, Elvisi nxjerr nga brezi një armë zjarri dhe qëllon mbi Kalanë duke e lënë të vdekur në vend.
Komente









