Vrasja e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit më 6 tetor për kryetaren e Dhomës së Avokatëve Penalistë, Joana Qeleshi, ishte një ngjarje tronditëse.
E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ajo tha se zgjatja e proceseve gjyqësore për shkak të numrit të ulët të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është problem që ndikon tek qytetari.
‘Është një ngjarje që ka tronditur jo vetëm sistemin e drejtësisë, por të gjithë shoqërinë. Institucionet duhet që të marrin masa të menjëhershme. Gjykatat kanë detyrimin që të japin drejtësi duke zbatuar ligjet, por ngarkesa e sotme në gjykata dhe kohëzgjatja e procesve vjen nga numri i ulët i gjyqtarëve dhe prokurorëve, sepse e kanë të pamundur që t’i shqyrtojnë. Dhe kur ke një ngarekesë të madhe përkthehet në mosrespektim të afatve dhe tejzgjatje të hetimit. Në Gjykatën Civile të Apelit çështjet civile presin 5 deri në 6 vite’, tha ajo.
Qeleshi, theksoi se siguria në gjykata duhet që jetë maksimale, ku duhet që të jenë funksional dedektorët si edhe të ketë prezencë të punonjësve të policisë.
‘Pjesa brenda gjykatës garantohet nga polici private dhe është kërkuar që të garantohet nga Policia e Shtetit që mund të jenë të pajisur me armë dhe pjesa e pajisve të dedektimit duhet që jetë në funkskion për të kryer kontrollin e personave që hyjnë në gjykatë’, tha ajo.
Sipas saj, një nga problematikat që ka sot Apeli është numri i lartë i çështjeve që janë pa shqyrtuar.
‘Gjykata e Apelit ka 40 mijë çështje që presin për t’u shyqrtuar dje ka 30 gjyqtarë duhet që të kishte 75. Duhet që të marr masa si KLGJ dhe KLP për shtimit të numrit të prokurorëve. Kur u krijua një Apel i vetëm sepse ishin 6 të gjitha erdhën aty çështjet. Por kur merren reforma të merren edhe masat e duhura për garantimin e kushteve të punës. Nëse do të kesh një Apel nga 6 që ishin duhet që të ketë kushte pune, të shtosh numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve’, tha ajo.
Një koment e pati edhe për sulmet e politikës në drejtim të gjyqtarëve dhe prokurorëve që punojnë në institucionet e drejtësisë në vend.
‘Çfarëdo lloj anatemizimi i bërë nga kushdo, qoftë nga politika ose jo ndikon në perceprimin e publikut dhe për perceprimin që ka për sistemin e drejtësisë. Ulet besueshmëria e publikut tek drejtësia, ndikimi në publik është i drejtëpërdrejtë, krijimi i një kulture respekti për institucionet dhe profesionet është thelbësore’, tha ajo.
Komente













Po mi goca Benit po. Se aty ësht puna te nr gjygjtarve apo te nr dosjeve. I zgjasni vendimet me mor pare o zogu… ke nërpër Tirona familje që kan 20 vjet me gjygje me njerëz që kan fallcifiku letrat. Dilni dilni te kopshi zoologjik boni inspektim te pallatate aty dhe do zbuloni perlaaaaa .
PërgjigjuFamiljes të të ndierit ngushëllimet më të ndiera.Juve prokuror,gjykatës dhe kujdo tjetër mëntari nëpër televizione e gazeta ju themë LËRNI HIPROKRIZIN DHE TRIMIN PAS LUFTE.Mos luani me të drejtën e fjalës dhe fatin e fatlumit që iku,por PUNONI ME NDERSHMËRI.
Përgjigju