Në studion e Repolitix është diskutuar mbrëmjen e sotme edhe për vrasjen e dyfishtë që tronditi Durrësin mbrëmjen e djeshme dhe sot. Edison Harizaj dhe Genc Caci, u qëlluan me breshëri, ndërkohë që gazetari i Report Tv, Driçim Caka ka thënë se ky atentat ka qenë i mirëmenduar pasi ka ndodhur në një zonë pa kamera sigurie.
Caka: Duke parë vendin ku ndodhi ngjarja është një vrasje tipike mafioze. Një makinë tjetër në kundravajtje iu ka bllokuar rrugën dhe ka qëlluar. Janë mbi 30 të shtëna me kallashnikov. Mendohet se një person është afruar dhe ka qëlluar me pistoletë. Caci nuk është qëlluar nga afër. Objektiv ishte Edison Harizaj. Nuk kishte kamera sigurie, asnjë pamje apo të dhënë se kush ishte dhe kush qëlloi. Autorët e kanë menduar shumë mirë atentatin. S’kishte as pamje filmike, as sesa persona kanë qëlluar. Ndoshta makina e djegur do të na çojë tek një pistë e mundshme hetimi. Vrasje mafioze që nuk do të zbardhet, konfliktet që kishte Harizaj janë disa, duke filluar nga përplasje mes grupeve kriminale, e deri tek prishja e pazareve.
Lajmi kryesor: