'Repolitix’/ Video ekskluzive e Far Westit në ish-Bllok ku u vra Fabiol Gaxha në 4 tetor

Mbrëmjen e së mërkurës në Repolitix Report Tv, është publikuar videoja e përplasjes me armë në ish-Bllok. Video ekskluzive është siguruar nga Report Tv, ku shihet përplasja me armë në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha si dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Ka qenë ora 21:27 minuta e datës 4 tetor 2018, kur Ervis Martinaj, Eljon Hato, Redi Popescu dhe një i ri tjetër, i paidentifikuar hyjnë së bashku brenda lokalit Monopol në ish-Bllok. Pas tyre afrohen edhe dy shokë të tjerë të Ervis Martinajt, përfshirë Fabiol Gaxhën, i cili mbeti i vrarë nga kjo përplasje me armë.  Në videon e siguruar nga Report Tv dallohet që fillimisht sherri nis me grushte në orën 21:28 minuta e 30 sekonda.

Në këtë moment shihen teksa dalin me vrap dhe të frikësuar personat që ishin brenda lokalit Monopol.

Në orën 21:29 minuta dhe 20 sekonda dallohet teksa grupi i Ervin Matës konfliktohet me grushta më grupin e Ervis Martinaj. Report Tv ka arritur të mësojë se në këtë moment me grushta zihen Ervis Martinaj me Ervin Matën, Fabiol Gaxhën si dhe Eljon Hato me komandon Mervjol Bilo. Në këto pamje që shohim është Mervjol Bilo dhe Eljon Hato të cilët po qëllojnë njëri-tjetrin.  Të shtënat e para janë dëgjuar në orën 21:29 minuta e 30 sekonda, ku nga video shihet që komandoja Mervjol Bilo qëllon Eljon Haton.

Burime të Report Tv bëjnë me dije se më pas brenda lokalit Monopol ka ndodhur një Far Uest, ku i vrarë ka mbetur Fabiol Gaxha dhe i plagosur Eljon Hato dhe Ervis Martinaj. Disa sekonda pasi janë dëgjuar të shtënat, shihet se nga lokali Monopol dalin Mervjol Bilo, Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, Geldo Hoti dhe një person i cili nuk dallohet qartësisht.

Më pas, nga lokali del Redi Popesku dhe Ervis Martinaj, i cili është plagosur në qafë dhe dorën e ka të gjakosur. Në 2 minuta e 30 sekondave ka ndodhur e gjithë përplasja me armë në ish-bllok. I gjithë momenti i vrasjes është filmuar vetëm nga kjo kamerë, pamjet e së cilës Report Tv arriti t’i sigurojë ekskluzivisht.

Pas të shtënave shihet që Eljon Hato është i plagosur rëndë dhe kërkon ndihmë. Një shok i tij është afruar dhe e ka marrë në krah për ta çuar në spital. Hato mban një telefon në dorë dhe dallohet që nuk është në gjendje të ecë.
Kjo video tregon se përplasja me armë në ish-bllok nuk ka ndodhur pas një takimi të Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, por grupi i Ervis Martinajt ka hyrë brenda lokalit dhe menjëherë ka nisur sherri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:20
Vrasja e Harizajt dhe Cacit në Durrës, gazetari: Tipike mafioze, autorët e mirëmenduan atentatin

Në studion e Repolitix është diskutuar mbrëmjen e sotme edhe për vrasjen e dyfishtë që tronditi Durrësin mbrëmjen e djeshme dhe sot. Edison Harizaj dhe Genc Caci, u qëlluan me breshëri, ndërkohë që gazetari i Report Tv, Driçim Caka ka thënë se ky atentat ka qenë i mirëmenduar pasi ka ndodhur në një zonë pa kamera sigurie.

Caka: Duke parë vendin ku ndodhi ngjarja është një vrasje tipike mafioze. Një makinë tjetër në kundravajtje iu ka bllokuar rrugën dhe ka qëlluar. Janë mbi 30 të shtëna me kallashnikov. Mendohet se një person është afruar dhe ka qëlluar me pistoletë. Caci nuk është qëlluar nga afër. Objektiv ishte Edison Harizaj. Nuk kishte kamera sigurie, asnjë pamje apo të dhënë se kush ishte dhe kush qëlloi. Autorët e kanë menduar shumë mirë atentatin. S’kishte as pamje filmike, as sesa persona kanë qëlluar. Ndoshta makina e djegur do të na çojë tek një pistë  e mundshme hetimi. Vrasje mafioze që nuk do të zbardhet, konfliktet që kishte Harizaj janë disa, duke filluar nga përplasje mes grupeve kriminale, e deri tek prishja e pazareve.

Ora 21:27
Video e vrasjes në ish-bllok, gazetari Qyno: Personi me kapele që hyn në lokal është ish-polic, quhet Santiago

Mbrëmjen e sotme në Repolitix është diskutuar mbi videon e publikuar ekskluzivisht në Report Tv.  Të ftuarit e kësaj mbrëmjeje kanë qenë gazetarët Elton Qyno dhe Dricim Caka, avokati Idajet Beqiri dhe politikani Asllan Dogjani. Gazetari Driçim Caka ka thënë se sherri është i çastit ndërsa konfikti sipas tij është i trashëguar. Ndërkohë që një tjetër detaj i zbuluar në emision, vjen nga gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, i cili ka thënë se personi që shihet të hyjë në lokal me kapele është një ish-polic me emrin Santiago. Qyno ka thënë se sipas informacioneve që ka, përplasja me armë nuk ka ndodhur për shkak të Elvana Gjatës por për një borxh mes dy grupeve.

Diskutimet në studion e Repolitix me gazetarin Denis Minga

Driçim Caka: Sherri ka qenë i çastit, ndërsa konflikti është i trashëguar.

Asllan Dogjani: Pamjet janë shokuese për opinionin publik.

Dricim Caka: Ka një efekt për këtë gjë, zona është e populluar. Është një zonë ku ka persona të rrezikshëm që lëvizin në ditë festash dhe në ditë normale.

Asllan Dogjani: Ky grup kriminal e dinte shumë mirë sesa policë ka patur atë ditë në këtë zonë. Nuk lidhet vetëm me policinë por me gjithçka. Problemi ka arritur deri këtu, sepse nuk e merr vesh këtu se ku është politika dhe ku është krimi.  Kam informacion dhe e di çfarë ka ndodhur me grupet kriminale në zgjedhjet e kaluara. Çdo politikan që bëhet pjesë e politikës duhet të mos përzihet me krimin. Duke u përzierë politika, atëherë nesër politika i shërben krimit.  Pse nuk janë marrë masa dhe më pas u vranë edhe ata në Durrës?

Avokati Idajet Beqiri: Bandat vazhdojnë të veprojnë në Shqipëri. situata agravoi në Shqipëri derisa u arrit në mendimin se kot sa bëhen zgjedhje se pa u blerë zgjedhjet nuk ke gjë në vijë. Ka ardhur koha që politika të pastrojë ajrin dhe në një situatë të tillë t’i thërrasin mendjes.

Elton Qyno: Shohim gjithë këto pamje dhe gjithë këta persona. Ata që kanë hyrë me Ervis Martinajn, ai i ka thirrur përmes aplikacionit Telegram. Santiago është personi që ka hyrë me kapele, ish-polic. Këta komponentë nuk luftohen me policë me uniformë por me polici kriminale. Kjo nuk luftohet me Ardi Veliun që del për qejfin e tij në bllok. I ka thirrur Martinaj dhe ka shkuar. Elvana Gjata, unë nuk besoj se kishte lidhje me atë që ndodhi. Pra gjithë influenca për mua mendoj se është për punë borxhi. Grupet kriminale ka agravuar situata dhe jemi më pas në këtë ngjarje konkrete.

Dricim Caka: Elvana Gjata nuk kishte lidhje me atë që ndodhi brenda.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tori: 07/11/2018 20:59

    Po si nuk e Kapi plumi Mir ket esmeraldo haton! Ky vrau djalin 22 vjec , plagosi rend nje tjeter , porositi vrasjen e mjekut nga burgu dhe beri nje vit e gjysem burg e doli! Turp turp... Ky nuk duhet te dali me nga burgu. Edhe Uroj ta provoj ne femijet e tij ai gjygjtar qe e ka liruar

    Përgjigju
    • Fraiku: 08/11/2018 21:05

      I vinin keta kermat me emrin e tij. Nje tregtar italian tek blloku sebashku me vajzen e tij u largua nga shqiperia pikeridht nga gjobat e ketyre te lindur morracake dhe me leke krimi neper xhepa. Do dhe emra te tjere? Te presim ministrin Lleshi nese do e godase kete bande ne zemer qe te mos e marre me veten.

    • Altin: 08/11/2018 08:23

      O fraik, vetem vis martinaj qe ska vene kurre gjoba.

    • Fraiku: 07/11/2018 22:34

      Po si nuk kapi dhe kete plehren Vis Martinaj! Kane vajtur per lesh dhe dolen rruar e qethur. I lumte dora komandos. Vis Martinaj ka shume gjynahe per te lare qe nga gjobat qe vendos banda e vet dhe deri tek vrasjet. I ka ardhur ora plehres.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim