Vrasja e heroit Ilir Konushevcit
dhe hakmarrja e Haklajve

Vrasja e heroit Ilir Konushevcit<br />dhe hakmarrja e Haklajve
Misterin rreth vrasjes së dëshmorit Ilir Konushevcit dhe Hazir Males mund ta zgjidh shteti shqiptar sepse posedon të gjithë emrat e të dyshuarve. 

Të dyshuarit që ngritën pritën ndaj këtyre dy të vërave janë: Shkëllzen Kurbalaj, që tash jeton në Tiranë, e herë-herë në Londër, Albert Lumnica, që jeton në Tiranë, Ylli Haklaj, Isa Krenaj, Petrit Braha, Bilsim Demiri, Agim Demir. Të gjithë shtetas shqiptar nga Tropoja dhe rrethina, shkruan Indeksonline.

Motivi i kësaj prite ishte plaçkitja e furnizimeve me armë që po barte me vete Konushevci, thuhet më tej në shkrim, ndryshe, një pritë e organizuar nga një grup personash të armatosur, më 9 maj 1998 i kishte kushtuar jetën shefit të logjistikës së UÇK-së Ilir Konushevci dhe mjekut tropojan Hazir Mala.

Ilir Konushevci, i njohur me pseudonimin “Mërgimi”, ishte furnitori kryesor i guerrilasve në Kosovë. Konushevci ishte lidhja më e fortë e Haklajve për kalimin e arsenalit luftarak matanë kufirit. Vrasja e tij më 9 maj 1998, pranë fshatit të vogël Miliskajë, në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri ka mbetur ende i pa gjykuar dhe autorët e tij ende nuk kanë dal para drejtësisë.

Prita Mbrëmjen e 8 majit 1998 Ilir Konushevci, miku i tij, mjekutropojan Hazir Mala dhe një pjestar i UÇK-së që shërbente si shofer, ishin nisur me një kamion me armë në drejtim të Bajram Currit. Për të shmangur ekspozimin dhe kontrollet e policisë ata janë nisur sapo ka rënë nata dhe zgjodhën rrugën e vështirë të Qafë Malit. Rreth orës 02.00 pas mesnate, kamioni ka ndeshur në një pengesë që u kishte bllokuar rrugën sapo kalon fshatin Miliskajë. Një grup personash të armatosur ka qëlluar drejt kamionit, nga një shkëmb i thepisur anës rrugës, duke plagosur shoferin e kamionit dhe kosovarin Ilir Konushevci.

Si rezultat i zjarrit të hapur nga Konushevci është plagosur rëndë dhe më pas ka gjetur vdekjen një nga autorët e pritës, i cili më pas rezultoi se ishte ishte nga Tropoja. Shoferi i kamionit është tërhequr duke hapur zjarr në një pozicion më të sigurt dhe ka mundur ti mbijetojë pritës.

Ndërsa mjeku 60-vjeçar Hazir Mala ka hedhur mbi shpinë Konushevcin e plagosur dhe është nisur drejt fshatit më të afërt për të kërkuar ndihmë. Mala ka ecur për më shumë se një orë me Konushevcin e plagosur mbi shpinë, deri sa ka ndeshur serish në autorët e pritës. Këtë radhë sulmi ndaj tyre ka qenë vdekjeprurës dhe trupat u janë bërë shoshë nga plumbat.

Vrasësit janë munduar të fshehin gjurmët, duke i hedhur trupat e masakruar të dy dëshmorëve të UÇK-së poshtë një ure, dhe mëpas i mbuluan me gurë.

Mediat shqiptare të kohës raportojnë se Fatmir Haklaj është njoftuar për vrasjen dhe ka shkuar në vendngjarje. Të vrarë ishin miku i familjes Ilir Konushevci, dhe mjeku Hazir Mala, babai i shoferit të tij, Arjan Mala.

Sipas këtyr raportimeve, kur merr vesh se në Bajram Curri po atë natë ka patur një tjetër të vrarë (Agim Demiri), atëherë Fatmir Haklaj bën lidhjen mes viktimës dhe pritës së Miliskajës.

Për Fatmir Haklajn, sipas medieve shqiptare, nuk kishte më dyshim se Demiri kishte qenë autor i pritës së Miliskajës, dhe për këtë shkak u hakmorr aty për aty, duke i vrarë dhe të vëllain, Bislim Demirin shofer taksie në qytetin e Bajram Currit. Vrasja e dy dëshmorëve të UÇK-së, Konushevcit dhe Malës, vazhdon të jetë ende e pazbuluar dhe e pa dënuar nga drejtësia shqiptare.

/rg/indeksonilne/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi