Edhe pse prokurorja Paola Bonetti kërkoi në pretencën e prokurorisë burgim të përjetshëm për tre të pandehurit, gjykata vendosi: 25 vite burgim për Lek Preçin, po 25 vite burgim edhe për të birin e Lek Preçit, Edmond Preçin ndërsa për djalin tjetër të Lek Preçit, Altin Preçi u dha dënimi me 23 vite.
Petrit Nikolli u vra në mes të rrugës me një plumb pistolete në pjesën e pasme të qafës, ndërsa pak orë pas krimit, u arrestuan tre shqiptarët, Lek Preçi dhe dy djemtë e tij.
Sipas hetimeve të kryera nga policia italiane, 45-vjeçari u vra pasi po mundohej që të zgjidhte një rast konflikti brenda familjes.
Mbesa e viktimës jetonte me bashkëshortin e saj në Milano dhe prej disa kohësh kishin probleme me njëri-tjetrin. Shqiptari Petrit Nikolli kishte shkuar disa herë që të zgjidhte mosmarrëveshjet mes çiftit.
Duke u përpjekur të qetësonte situatën, këtë javë Nikolli e mori mbesën në shtëpinë e tij në Rimini, pasi ishte keqtrajtuar dhe dhunuar nga burri. Ky i fundit, së bashku me babain dhe një person tjetër udhëtuan mbrëmë për në Rimini dhe u takuan në shëtitore me Petrit Nikollin.
Debati mes tyre agravoi aq sa përfundoi me vrasje. Sapo 45-vjeçari i ktheu shpinën burrit të mbesës për të shkuar në shtëpi, ai e qëlloi me pistoletë, plumbi i së cilës e kapi në qafë duke e lënë të vdekur.

(Lek Preçi, Edmond Preçi dhe Altin Preçi)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












