Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, është dënuar me 2 vite burg për fshehjen e kufomës. Nosr Manlapaz akuzohet se ka ndihmuar të birin të zhdukte trupin e vajzës shqiptare pas krimit të 26 marsit.
Dy ditë më parë, Gjykata miratoi marrëveshjen e pranimit të fajësisë, duke i dhënë Manlapaz dënim me kusht. Ndërkohë, seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit është caktuar të nisë më 9 dhjetor.
Familja e viktimës reagoi ashpër ndaj vendimit. I ati i Ilarias, Flamur Sula, e cilësoi marrëveshjen si “të padrejtë”.
“Për ne, kjo nuk është drejtësi. Ne u shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam, një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta. Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime që ishte hedhur në tualet… Për ne, kjo nuk është drejtësi”, u shpreh ai për mediat italiane.
Në seancën gjyqësore, prindërit e Ilarias dhe nëna e Markut, me origjinë nga Filipinet, u takuan ballë për ballë për herë të parë.
Krimi ndodhi në Via Homs, në lagjen Africano të Romës, ku Samsoni vrau Ilarian me një thikë buke dhe më pas e fshehu trupin e saj në një valixhe dhe e hodhi nga një shkëmb pranë Polit. Pasi nëna e autorit mësoi për vrasjen, përdori lecka dhe sapun për të pastruar dhomën dhe për të hequr gjurmët e gjakut.
Ilaria ishte regjistruar në programin e statistikës në universitet, ndërsa Samsoni studionte arkitekturë.Zbulimi se Samsoni po pretendonte se i kishte kaluar provimet ishte një nga arsyet që çoi në vrasjen e pakuptimtë të Ilarias.
Komente











Po moj se ketu jane me te pakte, pak krime kunder grave kane burrat ne shqiperi.
PërgjigjuKESHTU ESHTE KUR NGATARROHESH JO ME RRACEN TENDE.....LARG NGA AZIATIKET DHE AFRIKANET...JANE KANIBALE....
Përgjigju